Mesatare e lartë
“Koha e kaluar përpara televizionit, - sipas kërkimeve, - lidhet me një reduktim të pritshmërisë, e krahasueshme me atë të lidhur me faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kronike, si inaktiviteti fizik apo obeziteti”. Të dhënat, tregojnë kërkuesit e Universitetit të Queensland-it, nuk mund të jenë limituar vetëm për realitetin australian: “efektet e televizionit në vendet e tjera të botës së industrializuar, me çdo mundësi janë të krahasueshme”, sigurojnë, duke marrë në konsideratë që në kombet më të zhvilluara, orët e kaluara përpara televizionit janë mesatarisht të ngjashme. Në Britaninë e madhe kalohet katër orë në ditë përpara televizionit, ndërsa në SHBA pesë. Edhe në Europë shumë vende kalojnë mesatarisht katër ose më shumë orë përpara televizorit.
Televizioni dhe sëmundjet
Në fillim të këtij viti, një studim kishte treguar se rreziku për t’u sëmurur me diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiake rritet me 20 për qind me 2 orë të kaluara përpara televizionit. Ndërkaq, një tjetër studim i publikuar në revistën mjekësore të specializuar “Lancet” afirmon se të shohësh shumë televizion është aq e rrezikshme sa duhanpirja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e sportit. Kërkimi, nën drejtimin e Chi-Pang Wen, të “National Health Research Institutes” në Tajvan dhe Jackson Pui Man Wai, i “National Taiwan Sport University”, analizoi të dhënat e mbledhura nga më shumë se 416 mijë persona që kishin marrë pjesë në një kontroll mjekësor mes vitit 1996 dhe 2008. Në krahasim me ata që nuk kryenin asnjë aktivitet fizik, personat që bënin edhe pak aktivitet fizik (92 minuta në javë, rreth çerek ore çdo ditë), kishin një rrezik vdekjeje të parakohshme rreth 14 për qind më të vogël dhe probabilitet për të vdekur nga kanceri rreth 10 për qind, me një pritshmëri jete rreth 3 vjet më të gjatë.
Të tjera studime
Nuk ka rëndësi nëse shkoni në palestër çdo ditë, nuk pini duhan, dhe alkool, armiku i vërtetë i zemrës suaj është televizori, sidomos nëse kaloni katër orë ulur përpara ekranit të vogël. Nëse praktikoni një zakon të tillë, rreziku për infarktet dhe sëmundjet kardiovaskulare rritet ndjeshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i “University College London”, sipas të cilit, të kalosh shumë kohë përpara televizorit shkakton rritje të përgjithshme të sëmundjeve vdekjeprurëse me 48 për qind dhe rrit me 125 për qind rrezikun për të vdekur nga sëmundje kardiake. Studimi i publikuar në “Journal of the American College of Cardiology” është fryt i një studimi të bërë tek 4 512 persona të ndjekur për katër vjet radhazi, gjatë të cilëve 325 vdiqën dhe 215 kanë pasur të paktën një sëmundje kardiovaskulare.
Duke krahasuar të dhënat mbi shëndetin me ato mbi sasinë e orëve të kaluara përpara televizionit apo kompjuterit, kërkuesit gjetën një rritje të rrezikut tek ata që çdo ditë qëndronin ulur për më shumë se katër orë, e kjo ndodhte edhe në mungesë të zakoneve të këqija si alkooli, duhani dhe në prani të zakoneve “pozitive” si ushtrimet fizike. Një mënyrë për të qenë të shëndetshëm është edhe zvogëlimi i kohës që kalohet ulur. Tre ose katër orë përpara televizorit në ditë janë shumë, që përveçse është mënyra më pasive dhe më pak kreative për të kaluar kohën, përfaqëson dhe rrezik të madh për shëndetin”, - ka treguar një prej autorëve.