Temperatura e larte udhezimet per prinderit

Temperatura e larte, udhezimet per prinderit
Ne pergjithesi, femijet e perballojne mire temperaturen. “Jo ilaçe nen 38.5 grade Celsius”, keshillojne mjeket. Jepuni te pijne shume lengje dhe mbulojini lehte. Evitoni sa te mundni gjilperat,

Mendimi i pare qe te kalon ndermend teksa sheh qe femija ka temperature, eshte ai per ta veshur, per t’i dhene qetesues per uljen e temperatures, apo per t’i dhene ushqim. Te gjitha me se te gabuara, sepse temperatura eshte instrumenti i mbrojtjes se organizmit kunder viruseve dhe baktereve te demshme qe sherben per te interferuar me veprimin e tyre. Me pak fjale eshte nje fenomen pozitiv, qe nuk duhet luftuar pertej nje limiti te caktuar.

Por kjo nuk ndodh me pjesen me te madhe te prinderve sot, te cilet sapo e shohin femijen te digjet, alarmohen duke u perpjekur te gjejne te gjitha mjetet e mundshme per te qetesuar situaten. Ja se çfare sugjerojne pediatrit italiane ne nje studim te gjate e te detajuar te publikuar ne revisten tremujore “Conoscere per crescere”. Aty gjen plot keshilla per t’i ndihmuar te rriturit te administrojne me kujdes dhe ne menyren e duhur problemet e shendetit me femijet, niperit apo mbresat.
Temperatura

“Temperatura eshte nje nga shkaqet me te shpeshta qe i shtyn prinderit te konsultohen me nje pediater per shendetin e femijes. Nuk eshte semundje, por kerkon kurat e duhura, ne shume raste edhe te papritura”, shpjegon nje mjeke pediatre italiane. Tre ne dhjete raste kur prinderit kerkojne takim me mjekun, kane te bejne pikerisht me temperaturen. Kjo e fundit mund te rritet dhe te kape vlera me te medha se norma e lejuar, per shkak te veprimit te mikroorganizmave (per shembull viruset e gripit), per shkak te nxehtesise, sforcimeve fizike, ambienteve shume te nxehta, apo pijeve dhe ushqimeve te ngrohta. Informacionet jane permbledhur ne baze te literatures shkencore dhe propozohen ne forme te thjeshte dhe te kuptueshme nga te gjithe. Para se gjithash behet perkufizimi i temperatures si “rritje e temperatures se trupit pertej limiteve normale qe mund te shkojne nga 36,5 ne 37,5 grade Celsius, sipas organizmit te njeriut”. Zakonisht temperatura me e larte eshte pasditeve.

Matje korrekte

Menyra me e mire per ta matur eshte me termometrin elektronik, i vendosur poshte sqetulles per nje kohe jo me shume se 3 minuta. Kjo eshte menyra me e mire. Me pak te sakta jane matjet e tjera me termometer ne goje apo vesh. Femija qe ka temperature, duhet mbuluar lehte, aq sa te mjaftoje per te qetesuar ethet. Nese e ndjen qe ka vape, atehere zbulojeni serish. Jo gjilperave, sidomos nese temperatura nuk kalon 41,6, e sidomos kur kjo ndodh ne menyre te menjehershme. Gjithmone duhet te mbajme parasysh se femija duhet te pije shume lengje dhe te haje shume pak nese ka uri.

Ne pergjithesi, organizmi i te vegjelve e perballon mire temperaturen dhe pjesen me te madhe te rasteve ilaçet per ta ulur nuk jane shume te efektshme. Kjo shpesh i shtyn prinderit qe ta zmadhojne dozen, duke u dhene ate te gabuaren. Pediatrit keshillojne se ilaçet jepen vetem atehere kur i vogli ka nje ndjesi sikleti dhe nuk eshte ne gjendje te mire. “Nese femija i semure ka shendet te mire, nuk i duhen dhene ilaçe nen

38,5 grade. Nese vendosi ta shpini te mjeku, nuk duhet te harroni t’i thoni detaje te tjera te rendesishme, si per shembull nese i vogli eshte ne terapi me ilaçe te tjera, apo nese vuan nga te tjera patologji”.

Studimi te minjte

Temperature e larte? Nuk eshte e thene qe te jete nje e keqe per trupin. Ndoshta eshte me mire qe te mos e ulesh, nese arrin te durohet, sepse temperatura mbi normen stimulon sistemin imunitar te njohe dhe te sulmoje me shpejtesi me te madhe agjentet infektive. Keshtu tregon nje studim (te minjte), i publikuar ne revisten "Nature Imunology". Nga studimi u pa se temperatura dyfishonte numrin e limfociteve qe kalonin mes linfonodeve (vendi ku limfocitet me te mira seleksionohen dhe shumefishohen, per te sulmuar viruset permes qarkullimit te gjakut). "Nuk eshte se u keshillojme njerezve te mos e ulin temperaturen e larte te trupit, shpjegon Sharon Evans, qe ka udhehequr studimin, por rezultatet tona tregojne disa dyshime mbi avantazhet e uljes se temperatures. Ne fakt, kemi gjetur nje mekanizem fiziologjik qe mund te ngreje ruajtjen imunologjike te organizmit".



Eksperimenti



Ekspertet kontrolluan efektin e temperatures se larte te minjte. Keshtu, ne menyre eksperimentale u shkaktuan atyre nje ngritje temperature, duke e çuar ne 39,5 grade Celsius, domethene 2,6 grade me shume se normalja. Efekti ishte vertet interesant: beheshin me efikase dhe me te shpejta ne punen e tyre seleksionuese dhe numri i limfociteve qe dergoheshin ne "front" dyfishohej. Kjo do te thote qe temperatura e ben me efikas sistemin e ruajtjes imunologjike te organizmit, qe hyn shume shpejt ne aksion dhe "vendos" nen kontroll infeksionin. "Terapite e bazuara mbi nxehtesine kane nje histori antike, perfundon Edwards, megjithate ky studim nuk do te thote qe temperatura e larte nuk duhet mbajtur nen kontroll, por mund te sherbeje si pikenisje per terapite e reja qe mund te bazohen mbi nxehtesine per te kuruar semundjet e ndryshme".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama