Dilni jashte ne mengjes dhe ne mbremje kur temperaturat jane me te uleta. Shfrytezoni keto ore per te ecur, per te bere ndonje aktivitet apo gjithçka tjeter qe duhet bere ne ajer te paster. Shmangni driten diellore direkte gjate oreve te intensitetit me te madh midis 10 te mengjesit deri ne 4 te pasdites. Mos dilni jashte kur temperaturat jane tejet te larta. Po qe se nuk keni mundesi tjeter, qendroni ne hije dhe kufizoni aktivitetet. Kur te jeni brenda, perdorni ajer te kondicionuar dhe ne mungese te tij, perdorni ventilator, fikni dritat dhe lagni perdet per te freskuar shtepine.
Perdorni rroba pambuku, mendafshi ose lino qe lejojne ajrosjen e lekures, sidomos kur nuk jane shume te shtrenguara ne trup. Bluzat, fundet, fustanet dhe pantallonat e gjera te bera nga fibra natyrale do te ishin me te rehatshme se ato me perberje fibrash artificiale si poliester, qe mban te nxehtit. Nderroni kepucet e larta me ato te sheshta apo sportive. Te nxehtit inflamon kembet, keshtu qe perdorni kepuce te rehatshme. Rehatia eshte me e rendesishme per ju sesa moda!!!
Hidratohuni! eshte e rendesishme te pini uje me bollek dhe lengje frutash per te shmangur dehidratimin. Perdorni mbrojtes solar para se te dilni nga shtepia. Kur nje grua eshte shtatzene, lekura e saj eshte me e predispozuar per djegie dhe njolla te provokuara nga ndryshimet hormonale.
Freskohuni! Mbani gjithnje me vete shishe uji dhe perdoreni periodikisht. Beni shpesh banja me uje te vaket per te qene te fresketa. Futni kembet here pas here ne banje me uje te ftohte ose pishine.
Konsumoni ushqime te ftohta! Perdorni sallata, fruta dhe akullore per te ruajtur freskine e trupit tuaj. Minimizoni perdorimin e kripes. Kripa sjell mbajtjen e ujit ne organizem ose inflamimin, qe do t’ju bente te ndiheshit me te parehatshem akoma. Flini gjume gjate drekes. Te nxehtit ju lodh e per kete do te ndiheshit me mire pas nje pushimi ne dreke.
Levizni kembet! Levizjet permiresojne inflamimin e per pasoje lehtesojne qarkullimin. Nuk duhet bere e gjitha kjo vetem ne periudhen e veres! Po qe se nuk ndiheni mire gjate kohes se gatimit apo pastrimit te shtepise, kerkoni ndihme tek familjaret, miqte ose bashkeshorti juaj!!!!
Nje grua shtatzene duhet te haje nje ushqim te larmishem, te pasur me kalori qe te mund te ushqeje mire bebin e vet, i cili ka nevoje qe te rritet. Gjate 3 muajve te para te shtatzenise ju nuk duhet te ndryshoni sasine e kalorive qe merrni. Keto kalori nuk duhet te shtohen. Kjo do te thote qe ju nuk duhet te hani per dy vete. Gjate 6 muajve te para te shtatzenise ju nuk duhet te merrni me shume se 300 kalori shtese ne dite. Ne total ju duhet te merrni 1900-2500 kalori ne dite. Kur ju jeni nen peshe ose jeni mbipeshe, jeni obeze apo keni me shume se 1 femije ne bark, duhet qe kalorite qe ju merrni te percaktohen nga mjeku per te siguruar ne sasi normale kalorish, por pa e tepruar ate.
Nje gote lengje frutash, nje kos frutash ose nje molle me pak sheqer. Nje fete buke gruri me dy luge gjalpe kikiriku. Nje cope mish lope me nje filxhan fasule te gatuara me yndyre ose me yndyren e mishit. Nje tas me pilaf ose me cereale, ½ gote qumesht, ose nje banane e vogel, 300 gr mish ose pule me ½ tasi me patate.
Nder ushqimet nga te cilat duhet pasur kujdes, eshte peshku, lekura e te cilit ka nivel te larte metil merkuri, i cili eshte i demshem per bebin. Nuk eshte e keshillueshme te hani mish peshkaqeni, peshk shpate dhe lekuren e peshkut.
Djathi i bute, perfshi edhe djathin feta, djathi i dhise jane produktet qe mund te permbajne baktere si listeria, e cila kalon placenten dhe mund te demtoje fetusin. Keto lloje djatherash nuk rekomandohen te merren ne shtatzeni.
Te tjera ushqime, nga te cilat duhet pasur kujdes, jane ushqimet e gatshme qe kane mish pule, hot dogs, sanduiçet, mishi gjysme i gatshem, qe kane listeria dhe nuk mund te merren. Duhet ta zieni mishin derisa temperatura e larte te shkaterroje mikrobet, ne menyre qe ai te behet i parrezikshem per femijen.
Peshku i gjalle, mishi i gjalle, sushi, sallami i pastaxhionuar permbajne mikrobe dhe duhen marre vetem te zier. Shtatzena duhet te shtoje ne peshe rregullisht, deri ne muajin e 6-te te shtatzenise duhet te shtoni 700 gr ne muaj, ndersa me vone kjo shtese dyfishohet. Kur ju nuk shtoni ne peshe, duhet te keshilloheni me mjekun tuaj. Duhet te kontrolloni mire shtesen ne peshe, pasi kur ju shtoni shume ne peshe, do te keni nje lindje te veshtire dhe te gjate. Renia nga pesha pas lindjes eshte e veshtire.
Duhet te keni kujdes dhe te mos bini ne peshe gjate shtatzenise pasi bebit i kufizoni lendet ushqimore te nevojshme. Gjate shtatzenise ju dhe bebi juaj keni nevoja te medha per lende ushqimore. Ju duhet te merrni ushqime qe kane folate, si lengu i portokallit, luleshtrydhe, spinaq, brokoli, fasule, buke te zeze dhe cereale. Ketyre mund t’i shtohet edhe nje suplement me vitamina.
Per te parandaluar defektet e shtylles kurrizore te bebit (spina bifida) ju duhet te merrni ushqime qe kane folate qe para se te ngeleni shtatzene dhe t’i vazhdoni ato edhe ne shtatzeni. Nevojat ditore per folate jane 0.4 mg ne dite. Mjeku do t’ju jape shtese acidi folik per 12 javet e para te shtatzenise. Ne kontaktin e pare me mjekun tuaj, ai do t’ju rekomandoje nje suplement vitaminik “prenatal” te cilin duhet ta merrni gjate shtatzenise dhe ushqyerjes me gji.
Grate mund te vazhdojne dieten vegjetariane ne shtatzeni, por flisni me pare me mjekun. Ju duhet te siguroheni qe ne ushqimet qe hani, te keni sasi te mjaftueshme me proteina, hekur, vit. B12, dhe vit. D. Mjeku duhet t’ju rekomandoje ushqimet qe permbajne perberesit e nevojshem.
Hani mengjes çdo dite, kur ju ndieni siklet ne stomak apo ardhje per te vjelle, pa u çuar nga krevati, merrni buke te thekur fort. Pjesa tjeter e mengjesit tuaj duhet te jete pasi te çoheni nga krevati (ju mund te merrni fruta, omelete, cereale, qumesht, kos frutash).
Hani produkte qe kane shume fibra. Hani drithera dhe nenprodukte te tyre, cereale, zarzavate, fruta, fasule, bizele, oriz. Pini shume lengje gjate dites. Lengu me i mire eshte uji. Kryeni aktivitet fizik normal gjate dites per te lehtesuar veshtiresine ne jashteqitje, te cilen shtatzenia e veshtireson.
Midis vakteve mund te hani nje tas me fruta qe ka molle, banane, pjeshke, portokall, rrush. Ky mund te jete vakti i pasdites per ju. Mund te merrni fruta te fresketa, te ftohta ose te konservuara, me te cilat mund te zevendesoni nje vakt. Mund te merrni fasule te konservuara. Pini lengje, por keto i merrni ne distance nga ushqimet qe ju keni ngrene.
Mos u shtrini ne krah te djathte menjehere pasi keni ngrene. Kur ju keni te vjella qe ne mengjes, duhet te flisni me mjekun tuaj. Duhet paraprakisht te ndryshoni cilesine e te ngrenit, duke ngrene shume pak dhe shpesh, duke marre sasi fibrash ne ushqim dhe pak yndyre, por mos harroni te pini shume lengje.