Tendenca propozime martese ne kinema

Tendenca, propozime martese ne kinema
Skenat romantike te deklaratave te dashurise ne sallen e kinemase i kemi pare vetem neper filma

Ne fakt, Altin Prifti, drejtori i pergjithshem i rrjetit te kinemave “Imperial”thote se kjo ndodh edhe ne Shqiperi. Kjo eshte nje tendence e re qe ka filluar te praktikohet edhe ne sallat e kinemase se ketij rrjeti.

“Ne kemi asistuar çifte te ndryshme qe propozimet e tyre i bejne ne sallen e kinemase. Jane kryesisht te moshes 20-25 vjeç, te cilet pasi prenotojne sallen, bejne shfaqje private te momenteve te tyre me te bukura dhe pastaj vjen propozimi per martese. I kane shkembyer unazat pikerisht ne sallen e kinemase. Ndodh qe ne kete rast shikojne edhe nje film qe ne kemi ne program”, tregon Prifti.

Tregon se nje rast i tille ka ndodhur vetem pak jave me pare dhe duket se nje tendence e tille do te vazhdoje. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama