Burimi: MASH,INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Në këtë vit, raporti femra-meshkuj ndryshoi në 62% me 38%, ndërsa në vlera absolute, 10.760 më shumë femra.
Burimi: MASH,INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Viti 2003-2004 shënoi një kthesë të rëndësishme. Ritmi i rritjes të të arsimuarve ishte më i lartë se sa në cdo vit të mëparshëm. 21.6% më shumë, ritëm që u mundua të mbahej edhe në dy vitet pasardhëse.
Përvec masivizimit të universiteteve, viti 2003 përmbys edhe raportet e ritmit të rritjes së studentëve midis meshkujve dhe femrave. Kështu, në vitin 2003-2004 ritmi i rritjes së meshkujve të regjistruar ishte 23%, ndërsa i femrave 20%. Diferenca thellohet në dy vitet pasuese: 24% me 16% dhe 22% me 13%. Megjithatë, edhe me këto ndryshime të fundit, femrat vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër auditore. Në vitin 2009-2010, ishin gati 12.000 më shumë femra që vazhdonin studimet e larta.
Të dhënat bëhen më interesante po të marrim parasysh edhe popullsinë totale për grupmoshat 15-24 (Të dhënat e popullsisë janë marrë nga INSTAT. Në metodologjinë e përdorur nga INSTAT, klasifikimi sipas seksit është bërë për grupmosha të ndara në 4 vjecar. Për këtë arsye, duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve i përkasin moshës 18-22 vjec, janë mbledhur dy grupmosha të popullsisë: 15-19 dhe 20-24).
Burimi: MASH,INSTAT
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania
Duke nisur që nga viti 2005, ka më shumë meshkuj se sa femra të moshës 15-24 vjec. Kjo shpjegon pjesërisht pse ritmi rritës i studentëve të regjistruar meshkuj është më i lartë se sa ai i femrave, duke filluar prej vitit 2003. Nga ana tjetër, fakti që ka më shumë meshkuj se sa femra, por megjithatë, në mënyrë konstante edhe pas vitit 2005, numri i studenteve femra është ndjeshmërisht më i lartë, tregon përparësinë që ka marrë arsimi i femrës.