Teoria e re Hitleri u arratis dhe vdiq ne Argjentine

Teoria e re, Hitleri u arratis dhe vdiq ne Argjentine
Adolf Hitler ka sajur vetëvrasjen e tij, ndërsa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar deri në një moshë të vonë, në bazë të disa të dhënave të reja. Autorët  e librit të ri Grey Wolf: The Escape Of Adolf’  besonjë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të meta. Ata besojnë se ai në fakt është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Por këto pretendime janë hedhur poshte me “tallje” nga historiani Guy Walters. Gjithsesi, fluturimi i Hitlerit dhe Braun nga Berlini përshkruhet me detaje nga autorët britanikë të librit,  Williams Gerrard dhe Simon Dunstan.

Rruga e arratisjes;

Berlin, Gjermani
Tonder, Danimarke
Travemunde, Gjermani
Reus, Spanje
Fuerteventura, Ishujt Kanarje
Mar del Plata, Argjentine

Vendi ku mendohet se ka jetuar Hitleri dhe Eva Braun

Ata refuzojnë pikëpamjen e cila tashmë është pranuar gjerësisht se Fyhreri qëlloi veten në Bunkerin e Berlinit më 30 prill të vitit 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë substanca helmuese. Ata besojnë se çifti në fund të Luftës së Dytë Botërore kanë nisur një jetë të re në një enklavë nazi-fashiste të kontrolluar, në Argjentinë. Dy britanikët mendojnë se fragmente të kafkës që mendohet se janë të Hitlerit mbahen aktualisht nga rusët. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierë dhe mjekë të cilët pretendojnë se e kanë njohur udhëheqësin nazist para se ai të vdise në moshën 73- vjeçare me 13 shkurt të vitit 1962.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama