Teorite pro dhe kunder uljes ne hene

Teorite pro dhe kunder uljes ne hene
Teoricienet konspirative vene ne dyshim dhe uljen e Neil Armstrong ne Hene. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene. Sipas teorise se famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kane kryer misionin e tyre henor ne nje vendxhirim sekret, ose ne kodrat e Hollivudit, ose ne zonen 51.

 Ulja e pare ne Hene me vitin 1969 ishte nje prej ngjarjeve me te medha te shekullit te kaluar. Nderkohe qe kjo ngjarje shenoi nje hap gjigand per njeriun ne hapesire edhe zhvillimet ne toke dhe shoqeri po ndryshonin me shpejtesi te madhe. Nje hap i shkurter per astronautet por nje kapercim gjigand per njeriun. Ketu e 40 vjet me pare, me 20 korrik 1969, njeriu zbriti ne hene duke lene gjurmet e para njerezore ne siperfaqen e saj. Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins sollen ne realitet nje enderr te shumpritur njerezore. Armstrong ishte i pari qe shkeli ne siperfaqen e henes i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta me vone. Ulja ne hene shenoi fitoren amerikane ne garen per ne hapsire gjate Luftes se Ftohte.

Gara filloi ne vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik leshoi anijen Sputnik One.Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy per dergimin e njeriut ne hene deri ne fund te viteve 1960-te. Dhe kjo u be. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjohen per udhetimin ne hapsire. Nje udhetim i rrezikshem qe mund t’i fuste ata ne histori mund tu kushtonte atyre edhe jetet. Ne krye te Saturn Five, anija me e madhe e ndertuar ndonjehere, astronautet u nisen drejt hapsires. Pas kater ditesh udhetimi dhe disa miliona kilometrash, Collins ju soll henes perqark. Aldrin dhe Armstrong zbriten ne siperfaqen e henes me nje sonde te quajtur “Eagle” shqiponja.Sapo mberriten ne hene, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur ne siperfaqe.

E gjithe kjo u ndoq nga nje milion njerez ne ekranet bardh e zi te televizionit. Dough Millard eshte me Muzeumin e Shkences dhe Teknologjise Hapsinore.  “Njerezia ishte tejet e entuziasmuar sepse kishte vite qe flitej per kete. Ishte nje arritje e jashtezakonshme dhe e pabesueshme”. Por, ekziston njw kunder-teori qw kjo ulje mund tw mos kete ndodhur kurre. Kane kaluar dekada qe kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij te madh per njerezimit”, nese kjo ka ndodhur. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene.

Disa teori konspirative te famshme

Zona 51 dhe Alienet

Pasuesit e teorive konspirative besojne se ne Zonen 51, nje baze ushtarake e “Air Force” ne Nevada, gjenden rrenojat e nje anijeje aliene. Sipas teorise konspirative, shkencetaret e qeverise riprodhojne teknologjine e avancuar te alieneve. Kjo teori eshte ushqyer me shume nga deklaratat e shumta te njerezve ne kete zone qe pretendojne te kene pare UFO, apo deshmia e nje koloneli ne pension te ushtrise, i cili thote se ka pasur akses ndaj materialeve jashtetokesore. Te tjere, besojne se qeveria studion udhetimin ne kohe ne Zonen 51.

Paul McCartney ka vdekur

Sipas nje teorie konspirative, kur mbreteresha Elizabete i dha titullin e fisnikerise Paul McCarntney-t, ne vitin 1997, ne fakt nuk ishte ai, por dikush qe i ngjan dhe jeton ne vend te tij. “Paul ka vdekur” eshte nje legjende urbane, sipas se ciles Paul McCartney ka vdekur ne nje aksident automobilistik ne vitin 1966 dhe eshte zevendesuar nga nje sozi me ze te ngjashem. Sipas atyre qe e besojne kete teori, te dhenat per nje fakt te tille gjenden ne vargjet e erreta te kengeve dhe imazhet e dyfishta ne kopertinat e albumeve. Me e njohura prej tyre eshte kopertina ku Paul eshte i vetmi qe ecen zbathur dhe pak jashte rreshtit.

Shoqerite sekrete kontrollojne boten

Nese do te ishit anetar i elites globale do e dinit tashme kete: Bota udhehiqet nga nje grup i vogel i fuqishem dhe sekret. Shume prej njerezve te thjeshte kane degjuar se ne vitin 2004, te dy kandidatet per Shtepine e Bardhe ishin anetare te shoqerise sekrete “Skull and Bontes”, shume prej anetareve te se ciles jane ngjitur ne rangje te larta. Por kjo shoqeri eshte diçka e vogel, krahasuar me shoqerite sekrete misterioze qe thuhet se kontrollojne gjithe boten. Sipas teorive konspirative, me e fuqishmja nga keto shoqeri eshte “Illuminati”, nje sekt qe thuhet se kontrollon boten.

Ulja ne hene s’ka ndodhur

Kane kaluar dekada qe kur Neil Armstrong hodhi “hapin e tij te madh per njerezimit”, nese kjo ka ndodhur. Skeptiket dhe te pasionuarit pas teorive konspirative pretendojne se qeveria amerikane, ne perpjekje per t’ia kaluar ruseve ne garen hapesinore e ka falsifikuar uljen ne Hene.

Yjet

Teoria konspirative: Fotot e bera nga siperfaqja e henes shfaqin nje qiell te zi, por hapesira eshte plot yje. Ku jane ata?
Kunderteoria: Yjet jane aty, thjesht jane shume te zbehte. Panorama henore ndriçohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronauteve me kostume te bardha. Ndaj eshte normale qe yjet te mos duken.

Flamuri

Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valevitur ne ere nderkohe qe astronautet jane ne vakum?
Kunderteoria: Flamuri kishte nje shkop deri ne fund ne menyre qe te dukej ne formen e duhur ne fotografi. Astronautet nuk e tendosen ate deri ne fund dhe e lane me pala.

Rripi Van Allen

Teoria konspirative: Pse nuk vdiqen astronautet nga fushat magnetike perreth tokes?
Kunderteoria: Rrezatimi ne rripat Van Allen eshte aq i forte sa te te vrase vetem po te sorollatesh per nje kohe te gjate atje. Astronautet u verdallosen aty vetem per nje ore.

Hijet

Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk eshte planeti yne dhe gjerat duhet te jene ndryshe. Duket sikur hija aty tregon per nje burim drite qe eshte dielli.
Kunderteoria: Hijet nuk jane paralele. Kjo tregon per nje burim drite me shume.

Nxehtesia

Teoria konspirative: Temperatura e siperfaqes se henes arrin ne 280 grade fahrenheit. Asgje nuk funksionon ne ate temperature dhe filmi do ishte shkrire.
Kunderteoria: Filmi ishte ne shporta mbrojtese dhe astronautet ishin veshur me rroba qe i rezistonin temperaturave te larta.

Gjurmet e kembeve

Teoria konspirative: Gjurmet qe jane bere ne hene kerkojne lageshtire qe te duken.
Kunderteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevoje per lageshtire qe te ruaje gjurmet dhe madje i ngjan shume dheut ne hene.

Meteoret

Teoria konspirative: Hapesira eshte e mbushur me meteore te vegjel qe do ishin perplasur me anijen dhe do e kishin bere copa copa.
Kunderteoria: Ka miliona meteore, por hapesira eshte nje vend i madh ndaj dendesia eshte e ulur dhe mundesia per te kaluar prane tyre pa shqetesim eshte shume e madhe.

Krateri

Teoria konspirative: Kur moduli henor u ul do kishte nje krater.
Kunderteoria: Shume ngadalesohen kur frenojne makinen – keshtu beri dhe moduli henor. Ai u ul shume lehte dhe goditja e raketes u shperbe ne nje vakum.

Kameramani

Teoria konspirative: Si ka mundesi qe ka filmim te astronauteve qe largohen nga hena? Kush i ka filmuar?
Kunderteoria: Ishte nje kamera e vendosur ne te majte mbi siperfaqen e henes dhe e kontrolluar nga toka.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama