Teper e dobet? 20-vjecare me skelet si te gjysheve

Tepër e dobët? 20-vjeçare me skelet si të gjysheve

“Mendimi se osteoporoza është një sëmundje për të moshuarit, është një mit fals, - shprehet eksperti, - por kjo nuk është e vërtetë. Për fat të keq, vajzat e reja që i nënshtrohen një diete të rreptë, ato shumë të dobtat, të gjeneratës “bark i zbuluar”, vuajnë tashmë nga osteoporoza. Njësoj si gjyshet e tyre”.

Në një mendje me docentin është edhe një anëtar i Universitetit të Romës, që shpjegon se “këto vajza të reja shumë të dobëta janë të gjitha osteoporotike dhe rrezikojnë në thyerje të shpejtë të kockave”. Nën akuzë, shprehet eksperti, janë edhe regjimet e ndryshme ushqimore, të cilat, nëse nuk janë të përshtatshme, shkaktojnë probleme me kockat duke i bërë ato shumë delicate.

Gabimi më i zakonshëm mes të rinjve, dhe jo vetëm i tyre, është mendimi se kalciumi është vetëm ai që hamë. Por nuk është kështu: ne humbasim shumë kalcium për shkak të ushqimit dhe pijeve jo të përshtatshme. Ndaj, për të pasur gjithmonë kocka të shëndetshme konsiderohet si shumë e rëndësishme pasja e një menuje të pasur që kur je i ri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama