Terapi mini veze kunder alergjise

Terapi mini veze kunder alergjise
Omleta, ushqime të marinuara dhe majoneza mund të kthehen në menynë e njerëzve alergjikë ndaj vezës. Sipas një studimi amerikan me 55 fëmijë është parë se disa nga të vegjlit kanë arritur të hanë sërish vezë pasi kanë marrë për një periudhë të caktuar sasi minimale, të shtuara nga nëna dhe babai në dietën e tyre.

Trajtimi i shkruar në ‘New England Journal of Medicine’ është ende në fazën eksperimentale dhe mjekët theksojnë që prindërit ende të mos përpiqen ta bëjnë në shtëpi.

Alergjia nga veza është nga më të zakonshmet dhe prek deri në 2.5% të fëmijëve. Prindërit në studim kanë futur vezë pluhur në ushqimin e fëmijëve duke arritur deri në rreth 1/3 e një veze në ditë. Pas 22 muajve të terapisë me vezë 75% e fëmijëve ishin në gjendje të hanin ekivalentin e vezës pa asnjë problem. Çka hap rrugë për një trajtim efikas edhe pse 15% e fëmijëve nuk e kanë përfunduar trajtimin kryesisht për shkak të reakisoneve

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama