Terhiqet qeveria anulon gjobat dhe kasat per biznesin e vogel

Terhiqet qeveria, anulon gjobat dhe kasat per biznesin e vogel
Kjo e fundit u terhoq nga gjobat dhe shtyu deri ne dhjetor afatin per instalimin e kasave fiskale. Tregtaret protestuan kunder vendosjes se kasave fiskale dhe gjobave prej 100 mije lekesh ne rast te mos instalimit te tyre ne dyqane. Nje grup perfaqesie e tregtareve protestues, prej kater personash zhvilluan nje takim dje me ministrin e Financave Ridvan Bode. Tregtaret kembengulnin ne perjashtimin nga procesi i vendosjes se kasave pasi sipas tyre “Tregu i Medresese duke qene nje treg i lire nuk mund te kete kasa fiskale". Nga ana e tij ministri Bode eshte shprehur se procesi i instalimit te kasave fiskale eshte detyrim ligjor. Pas takimit tregtaret konfirmuan arritjen e marreveshjes, sipas se ciles procesi eshte “i pakthyeshem”, por i jep 3 muaj afat kohor tregtareve te tregut te hapur qe te vendosin kasat. Gjate kesaj kohe do te vazhdojne kontrollet administrative, por nuk do te vendosin gjobat, te cilat, sipas ligjit varionin deri ne 100 mije leke te reja.


Marreveshja
Ministria e Financave dhe tregtaret e Medresese arriten ne marreveshjen sipas te ciles deri ne fund te vitit 2010 nuk do te vendosen gjoba per kasat ne tregjet ku operojne tregtare ambulante dhe biznesmene te vegjel. Nje tjeter pike ne marreveshje ishte dhe fakti se ministri i Financave do te shtroje ne qeveri kerkesen per nje shtyrje te mundshme te afatit te vendosjes se kasave per kete kategori deri ne fund te 6 mujorit te pare 2010, deri sa te negociohet me kompanite nje model kase qe te kete nje çmim me te ulet dhe te jete funksional per keto lloj tregjesh. Sipas tregtareve çmimi i nje kase varionte nga 450- 700 euro, nderkohe qe ne vendet e tjera te rajonit dhe ne Evrope, çmimi i kases eshte relativisht me i ulet. Pika e fundit e marreveshjes eshte ngritja e nje shoqate ose perfaqesie te perhershme, e cila do te kete kontakt te vazhdueshem me inspektoret e tatimeve qe do te caktohen per te mbuluar tregjet, per te mundesuar informacion te vazhdueshem per shqetesimet e tregtareve ne lidhje me problemet e informalitetit, trajtimit nga bizneset e shumices etj.”- informon zyra e shtypit e ministrise se Financave.


Protesta
Dje rreth ores 07.00 te mengjesit dhjetera tregtare ishin mbledhur para hyrjes se tregut dhe tentuan te bllokojne serish rrugen e Unazes. Forcat e shumta te policise, te cilat ishin paralajmeruar, nuk lejuan bllokimin e levizjes se automjeteve duke i urdheruar tregtaret te vendosen ne trotuar. Me pas protestuesit u drejtuan drejt godines se Ministrise se Financave. Vargu i protestuesve u shoqerua nga forca te shumta te policise. Rreth ores 09.30 minuta protestuesit ishin vendosur para kryeministrise dhe me pas u zhvendosen te Ministria e Financave.

Gjobat
Sipas Ministrise se Financave vendosja dhe perdorimi i kasave fiskale, do te beje te mundur matjen e vertete te xhiros se bizneseve dhe per rrjedhoje eliminimin e subjektivizmit ne caktimin e kesaj xhiro dhe pagimin e taksave ne proporcion me xhiron e bere. Ata sqaruan se nga 90 gjobat qe jane vendosur se fundmi ne treg vetem 9 prej tyre kane qene per mosvendosjen e kasave dhe u jane caktuar bizneseve qe jane me nje xhiro mbi 5 milion leke ne vit dhe çdo pretendim tjeter eshte i pavertete. Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi dje se nuk ka monopol ne tregun e kompanive te certifikuara per te shperndare kasat, nderkohe urdheroi nisjen e investigimeve per çmimet e kasave fiskale. Nga ana e saj opozita akuzon per korrupsion ne kete proces i cili ze fill ne zyren e ministrit te Financave te Republikes se Shqiperise. Shoqerite e perzgjedhura per furnizimin me kasa ishin: A.E.Distribution Sh.p.k, I.V.A. Elektronik Sh.p.k, BNT Elektronic Sh.p.k, Ckv-noki-kasseny systeme-casio dhe Rilindja sh.p.k. Pas kufizimeve nga ministria e Financave, vetem dy nga keto kompani kane te drejte te tregtojne pajisje regjistrues fiskale: A.e.distribution dhe Bnt elektronics.

Kodheli: Shitja e kasave, proces me afera
Deputetja Mimi Kodheli deklaroi dje se “grupi yne i transparences disponon te gjithe dokumentacionin e procesit te shitjes se kasave fiskale, ndaj nis zbardhjen e kesaj afere”. Pas shume ankesave te marra, tha ajo, ne daten 9 korrik i kemi nisur Ministrit te Financave nje kerkese per marrje informacioni, bazuar ne nenin 48 te Kushtetutes dhe nenit 8 te ligjit “per statusin e deputetit”. Mimi Kodheli sqaroi se ne kete shkrese, Partia Socialiste ka kerkuar: 1. Informacion te detajuar mbi procesin e pajisjes se biznesit me kasa fiskale, shtrirjen e ketij procesi ne kategorite e biznesit si edhe ne baze qarku. 2. Informacion te detajuar mbi kompanite e licensuara per shitjen dhe vendosjen e kasave fiskale. 3. Informacion te detajuar mbi modelet, çmimet e shitjes dhe sherbimit te vendosjes se kasave fiskale. Bazuar ne nenin 8 te ketij ligji, zoti Minister ishte i detyruar te pergjigjej brenda 15 diteve nga paraqitja e kerkeses. “Edhe pse kaluan te gjitha afatet ligjore qe e detyronin Ministrin Bode te kthente nje pergjigje, kjo pergjigje nuk erdhi”, tha Kodheli

Bode: Tregu i kasave, transparent
Ministria e Financave deklaroi  dje se “lidhur me alibine e radhes, gjoja korruptive te Partise Socialiste, permes zonjes Kodheli, ministria e Financave siguron opinionin publik se çdo akuze apo sajese per monopole apo favorizime ne procesin e pajisjes me kasa fiskale eshte teresisht e pavertete”. Zedhenesja sqaroi se informacionet per pajisjen me kasa fiskale kane qene gjithmone publike dhe transparente, te botuara ne eebsite-in e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve; si dhe permes Vendimit te Keshillit te Ministrave dhe udhezimeve lidhur me procedurat, afatet dhe menyren e zbatimit te procesit te pajisjes me kasa fiskale. “ Se  dyti, per te mundesuar liberalizimin e plote te ketij procesi, me VKM nr.722 date 1 shtator 2010, eshte bere lejimi i plote per çdo kompani qe te operoje ne treg kundrejt kritereve te percaktuara me ligj”, u shpreh ajo. Simoni nenvizoi faktin se asnje kompani qe ploteson kushtet ligjore nuk eshte refuzuar ne kete proces. “Ne keto rrethana nuk ka vend per fshehje, mungese transparence, favorizime apo klientelizma siç pretendon zonja Kodheli.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama