Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka vendosur të shtyjë miratimin e projektligjit mbi dhomat e tregtisë, i kundërshtuar nga firma të ndryshme sipërmarrëse dhe nga të gjitha dhomat e huaja të regtisë.
Kryetari i komisionit Eduart Shalsi (PS) deklaroi, dje, se anëtarët e komisionit, në parim, nuk janë kundër projektit të qeverisë, por e konsiderojnë atë të pamjaftueshëm. Sipas tij, deputetët duan të riorganizojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme sistemin e dhomave, dhe, jo thjesht, të bëjnë të detyrueshëm anëtarësimin e kompanive.
Duket se protestat dhe qëndrimet kundërshtuese publike të dhomave, veçanërisht Dhomës Amerikane të Tregtisë, kanë pasur efektin e dëshiruar dhe qeveria është detyruar të tërheqi projektligjin, i cili nuk i ishte nënshtruar proçesit të konsultimit publik me palët e interesuara, i parashikuar si i detyrueshëm nga ligji që themeloi Këshillin Ekonomik Kombëtar--një forum i përbashkët qeveri-bizines.
Exit.al ishte gjithashtu një zë kundër ligjit, përmes disa artikujve kritikë ndaj tij.
Për më shumë, lexoni:
Mbërrijnë "taksat" e fshehura për biznesin
"Taksa e simpatisë" mbi bizneset
Investitorët e huaj kundër projektligjit për Dhomat e Tregtisë