Rrjeti social Twitter ka publikuar çështjet dhe emrat më të debatuar për vitin 2011. Fjala e vitit është “egjipt”. Lajmi i vitit dhe më i debatuari është konsideruar dorëheqja e presidentit të Egjiptit Hysni Mubarak, që i hapi rrugën një varku largimesh të udhëheqësve në vendet e botës araba si edhe vrasja e Osama bin Ladenit. Sa u takon emrave të njohur, Çarli Shin është emri më i shkruar në statuset e rrjetit social. Sa i takon muzikës për kanë mbizotëruar reagimet për Rebeka Black, kënga e së cilës “Friday” u konsiderua si këngë më e keqe në histori. Sa i takon botës së futbollit emri më i lakuar është sulmuesi i Mançester Junajtit, Uejn Runi.