Ashtu sikurse ndodh me patinatoret kur gjate nje rrotullimi ne ajer mbajne duart e shtrenguara ne kraharor dhe rrisin shpejtesine e levizjes, e njejta gje ndodh me planetin tone. Me spostin e mases me ne brendesi rrotullimi i Tokes eshte me i shpejte e per pasoje dita eshte me e shkurter. Megjithate ndryshimi nuk mund te ndihet nga njerezit, por permes perllogaritjeve te Gross, dita eshte shkurtuar me 1,26 mikrosekonda. Kjo diference eshte shume e vogel dhe do te jete e perhershme. Termeti ka shkaktuar pasoja edhe ne boshtin e rrotullimit, qe sipas Gross eshte spostuar me 2.7 milisekonda distance, ose thene ndryshe me 8 centimetra. Ka edhe shkencetare te tjere si Enzo Boschi, ne Itali, i cili mendon se boshti eshte zhvendosur plot 12 centimetra. Edhe termeti i Sumatres ne 26 dhjetor te vitit 2004 solli ndryshime ne shkurtimin e dites me 6.6 mikrosekonda dhe spostin te boshtit me 7 centimetra.