Terrorizmi Presidenti Nishani mbledh sot Keshillin e Sigurise Kombetare

Presidenti Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë KombëtareTIRANË, 21 Nëntor/ATSH/ -Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do të mbledhë sot në orën 19:00 Këshillin e Sigurisë Kombetarë.

Në qendër të diskutimeve të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, që do të mbahet me dyer të mbyllura, pritet të jenë ngjarjet e fundit të terrorizmit që ndodhën në Paris, dhe rreth situatës dhe kërcënimeve terroriste ndaj të cilave dhe Shqipëria nuk është e përjashtuar.

Në Këshillin kombëtar të Sigurisë marrin pjesë krerët më të lartë të vendit si dhe krerët e institucioneve kryesore të sigrisë, rendit dhe mbrojtjes në vend.

Këshili i Sigurisë Kombëtare, është mbledhur herën e fundit në 17 janar të këtij viti, pas sulmeve terroriste në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo" në Paris. Edhe mbledhja e fundit ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit, ku u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë. /gj.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama