Nuk dime qe autori te kete shkrojtur ndonje roman tjeter, madje fakti qe e botoi me pseudonim, na shtyn te besojme se ishte i vetedijshem qe vepra do te ngjallte diskutime e kritika per mendimet politike te avancuara per kohen, ashtu sikurse ngjau vertet kur u botua pjese-pjese te revista "Shejzat". Rralle here veprat letrare shoqerohen me parathenie nga autori. Kjo ndodh vetem ne ato raste, kur ata e gjykojne te domosdoshme t'i japin lexuesit shpjegime per t'ia qartesuar kumtin qe percjellin dhe per t'u vene prite verejtjeve dhe interpretimeve pa baza.
Paraqitja (parathenia) e Ernest Koliqit e shenuar me inicialet H.V. (Hilush Vilza), shquhet per modesti, sens autokritik dhe sinqeritet. Ai e pranon se romani ka disa mangesi a te meta, prej te cilave veren vendin e kufizuar qe ze luftetari Gjin Bardhok Frisku dhe intelektuali Foto Damushi, po ashtu dhe mosnjohjen e jetes se emigranteve shqiptare ne Amerike ne gjeresi e thellesi.
Autori e vizitoi Ameriken disa here, i ftuar nga dashamiret dhe miqte e tij dhe nje pjese te atyre mbresave, sikurse pershkrimet e Nju Jorkut dhe te qytetit Charleston ne Karolinen e Jugut, nje oaz i rralle i bukurise se natyres amerikane, i derdhi ne roman. Koliqi, mjeshter i tregimit shqiptar, ndikoi ne rrugen letrare te prozatoreve te rinj, te cilet e kundronin me respekt si mesuesin e tyre, ashtu sikurse edhe une. I kam lexuar dhe i rilexoj me endje tregimet e tij ku pikturohet aq bukur bota shqiptare.
Romani "Shija e bukes se mbrûme" hulumton dramen shpirterore te nje te riu shqiptar, flakur jashte atdheut nga pasojat e Luftes se Dyte Boterore. E para veper serioze letrare qe pasqyron gjendjen e mergates politike ne Amerike dhe ne Itali, shqetesimet dhe perpjekjet e tyre ne vitet e luftes se ftohte 1945-1960 per te ndihmuar atdheun te lirohej nga zgjedha komuniste.
Koliqi e shkrojti romanin ne fund te viteve '50, duke parashtruar pikepamjet e tij, per te ardhmen e Shqiperise, çka sot vlen te shihet si testamenti i vet politik. Ndihet pezmi per mergaten e fragmentarizuar, te perçare ne mikroparti, qe humb kohe dhe energji ne diskutime te kota, pa patur synime te qarta per veprimtari konkrete, ne kohen qe atdheu vuan ne regjimin sllavo-komunist. Analizat e mprehta per gjendjen e Shqiperise, shoqerohen me idete e tij demokratike per strukturen e shoqerise se ardhme paskomuniste, ku spikat vizioni i intelektualit evropian. Koliqi kishte besim se komunizmi, si ideologji e huaj, nje dite do te shembej ne Shqiperi.
Subjekti, shtrati i romanit endet midis legjendes dhe realitetit. Jane te njohura legjendat qe qarkullonin para lufte si ne atdhe, si ne diasporen shqiptare ne Amerike dhe anembane globit. Ato vertiteshin rreth fatit te djalit emigrant qe njihet me vajzen e bosit a te pronarit te fabrikes, bie ne dashuri me te, martohet dhe pastaj e ve festen mbi sy duke shijuar luksin dhe kenaqesite e sferave te larta te shoqerise. Ne kohen tone, per fat te mire, keto legjenda nuk degjohen me, se nuk i beson askush. A ka patur martesa te tilla fatlume ne te kaluaren?
Veshtire te besohet qe nje emigrant i panjohur, pa pasuri tjeter veç kraheve te tij, te pranohet nga familjet e sferave te mesme te shoqerise amerikane, se te te lartat jo e jo. Familjet tradicionale amerikane kane parime te forta puritane dhe kurrsesi nuk mund te pranonin martesa te tilla. Ato krushqi ishin pjelle e fantazise se emigranteve, enderrimet e tyre per t'i shpetuar lodhjes fizike, ose mahi te lavdakoteve, per te habitur bashkatdhetaret.
Madje edhe ne kohen tone hasen kundershtime te forta nga ana e familjeve amerikane, sapo marrin vesh se femijet e tyre duan te martohen me emigrante shqiptare, (ose te kombesive te tjera), pavaresisht se djemte a vajzat e tanishme jane me arsim te larte dhe me profesione te nderuara. Romani ngerthen dramen shpirterore te nje djaloshi shqiptar, Jorgji Koja.
Protagonisti endet neper vende te huaja ne kerkim te nje caku qe te rindertoje jeten e vet. "Jeta e sejcilit te merguem perfshin ne vetvete nji dram te veçante", shprehet Koliqi. Nje sere fatkeqesish bien mbi jeten e Jorgjit.
Qysh i vogel mbetet jetim dhe per ta rritur kujdeset ungji, Vasil Koja dhe halle Vida, e cila e do me perkushtim si djalin e saj. Biografia e Vasil Kojes na kujton fatin e shume atdhetareve te ores se pare, te cilet shkrine forcat dhe pasurine e tyre per pavaresine e Shqiperise. Pinjoll i nje shtepie tregtare ne Durres, Vasili "kishte veprue me dalldi te pashterreshme per mekambjen e nji Shqipnie se lire", por pasi postet, kolltuqet, gradat e nderimet u perlane nga ata qe nje pike djerse a gjaku nuk e derdhen per atdheun, u la menjane, u harrua. "Ndrrimet e pamẽshme, kryengritjet zhgatrruese, intrigat e vẽndasve dhe te huejve, moskuptimi i turmave te plandosuna ne terr te padijes", kjo eshte analiza sintetike e Koliqit per vitet e pavaresise. Pushtimi i atdheut nga Italia dhe qarkullimi i ideve te reja, e çoroditin Vasil Kojen.
Me veshtiresi arrin t'i siguroje nipit nje burse studimesh ne Itali. Gjate luftes komunistet duan te shfrytezojne emrin dhe gojtarine e tij ne sherbim te propagandes se tyre, por pasi ai refuzon dhe kalon ne krahun nacionalist, ata e eliminojne me ane te njesitit gueril. Humbjen e ungjit, e njeriut me te aferm e me te dashur, Jorgji e merr vesh ne Itali dhe mbetet si "zog i truem". Pas pak kohe vdes ne mjerim dhe halle Vida dhe kesisoj keputen te gjitha verigat gjinore te Jorgjit qe e lidhin me atdheun.
Jorgji e humb toruan, nuk gjen prehje kurrkund dhe se fundi hyn ne kampin e refugjateve ne Itali. I shqetesuar per fatet e atdheut, Koliqi shpalos mendimet e tij ne dialogun midis Jorgji Kojes dhe Sadik Lumes. Koja pyet: "Si thue zoti Sadik, ky gjak e ky lot i derdhun ka me shkue kot?
S'kane me xane kurrgja shqiptaret tue u pershkrue ne keto mjerime te papershkrueshme?
Gjithmone ka me u çile goja e jone ne mallkime, shpirti ka m'u ushqye ne meni, dora ka m'u çue ne kercnim?" Dhe Sadiku pergjigjet: "Ke arsye, moj faqja e bardhe, me dyshue mbi mundesin e Shqiptarve m'u sjellun per se mbari e me u mbareshtru ne nji shtet me themele te shendoshta e te patundeshme... Mbi nji themel urrejtje e dasije nuk ndertohet kurrgja ne ket bote, se ma lumnija e nji kombit jo se jo."
ipas Sadikut barra u takon te rinjve, te cilet duhet te lirohen nga roberia e modeleve te kaluara, duke zgjedhur palcen me te mire per te ngjeshur brumin e Shqiperise moderne. Keto mendime e vendosin Koliqin si flamurtar te ideve te reja, larg pasioneve politike te kohes, kur ngarkesat emocionale te paleve nderluftuese ishin te forta.
Nderkohe Jorgji Kojes krejt papritur i vjen nje ftese prej kumbares qe jeton ne Amerike. Jani Berberi, (Dhjonizi), i ka siguruar burse pasuniversitare nga nje shoqeri mireberese. Jorgji shkon ne Nju Jork dhe me rekomandimet e mira dhe aftesite e tij profesionale, arrin te fitoje postin e kirurgut ne nje spital me emer.
Kumbare Jani rropatet ta afroje me emigracionin shqiptar, por Jorgji i zhgenjyer nga pervoja e hidhur ne kampin e refugjateve ne Itali, prapeson çdo kerkese te mikut te tij bujar. Edhe perpjekjet e Janit per ta njohur me nje vajze pasanike shqiptaro-amerikane, deshtojne. Jorgji ia pret shkurt te mos ngaterrohet me gjera qe i perkasin shpirtit dhe trupit te tij.
Gjithsesi doktor Jorgji njihet me ate vajze, pavaresisht se rrethanat qe sjell autori, nuk jane plotesisht bindese. Linja e dashurise dhe moskuptimet midis dy te rinjve perbejne boshtin e romanit, te lidhura ne menyre organike me perpjekjet e emigranteve politike per fatin e atdheut qe vuan nen regjimin komunist dhe rruget efektive per çlirimin e tij.Ne rrafshin politik, ai e ka elaboruar mendimin ne menyre te thjeshte e te qarte, pavaresisht nga vendi relativisht i kufizuar.
Si intelektual me pervoje te gjate jetesore e politike, ai ben analiza te mprehta per gjendjen e mjeruar te atdheut. Protagonisti Jorgji Koja, bertet me hidherim ne kampin e refugjateve: "Ku na bijti (mbiu) ky shpirt i prape shpartallues?
Pse na ka leshue dore ne ket menyre Perendija? Jemi çue me hanger gjalle njani tjetrin... Shfrei mbi ne menija barbare e te huejit nepermjet mizoris se vendasve." Verehet sa bukur e shpreh Koliqi vasalitetin e komunisteve shqiptare, te kthyer ne sherbetore te zellshem te shteteve te huaj. Gazetari Nonda Varasi deklaron se ne emer te Marksit, zbatohen planet imperialiste te Pjetrit te Madh dhe careshes Katerine.
Ky gjykim pajtohej me mendimin e analisteve europiane te cilet pohonin se politika e Stalinit ecte mbi dy binare: pansllavizmit dhe komunizmit boteror.Koliqi shpreh mendimet e tij per Shqiperine postkomuniste dhe kahun e drejtimit. Ai nuk e idealizon patriarkalizmin e trasheguar, perkundrazi e sheh si pengese te perparimit shoqeror. Nje nga personazhet e tij shprehet se Shqiperia e idealizuar nga poetet ka hyre ne zemrat tona, por jo akoma ne mendjet tona, me kuptimin se akoma nuk kemi ide te qarte per strukturen e saj.
Duke diskutuar per problemin e dy rrymave Lindje a Perendim, Koliqi shprehet me gojen e Emin Dashit se te dy palet e kane gabim. "Jeta shqiptare duhet te jete nji syntheze e te gjitha rrymbave, (rrymave) nji harmonizim i te gjithe aspiratave, por duhet rrajet t'i ket te nguluna ne mytin e gjuhes e te gjakut te perbashket." Shkrimtari pohon: "Per zgjidhjen e problemit shqiptar lipsen penda, pushka e paraja." Rolin paresor ia jep platformes se qarte politike dhe jo mbledhjes se fondeve. Pas rrezimit te komunizmit ai nuk do rivendosjen e regjimit te vjeter, nuk do hakmarrje, por harmonizim te interesave duke pajtuar idealin qe i ka rrenjet ne te kaluaren, me realitetin, si bazament per bashkejetese. Koliqi e ka njohur nga afer mergaten shqiptare dhe e vizaton me besnikeri. Ai ve re perçarjet brenda saj si dhe prirjet feudale duke krijuar grupe e grupime ne armiqesi te perhershme midis tyre.
Ai ka respekt per intelektualet me vizion si Foto Danushi, Malush Lalo, Emin Dashi, Nonda Varasi, per pronaret e zanatçinjte e ndershem si Sadik Sopoti, Theodor Stasa, Jani Berberi, per luftetare te paepur si Gjin Bardhok Frisku, ndersa stigmatizon shtirake si Bilo Shterpari. Autori e neverit Bilon si hipokrit, mburravec, qe nuk e çan aspak koken per ngadhenjimin e çeshtjes kombetare, por valavitet ne mes partive te ndryshme, gati te kapet atje ku mund te plotesoje me mire interesat personale.
Biloja synon te dale ne krye dhe nese nuk arrin, atehere e minon shoqaten me te gjitha mjetet. Tipa te tille qarkullojne edhe sot mes te emigruarve. Koliqi me te drejte veren se mergates i mungon platforma politike, ajo ecen kuturu, nuk ka program te qarte drejt synimeve qe meton te arrije.
E dyta nga radha, por jo nga pesha, Koliqin e shqeteson ruajtja e identitetit, kryesisht e gjuhes dhe e traditave, te pinjollet e brezit te dyte te emigranteve shqiptare. Megjithese Koliqi, si shkrimtar realist, e zbut legjenden e njohur, duke sjelle rrethana te besueshme, gjithsesi ato mbeten romantike. Ja si e pershkruan Djana, takimin e pare te mamase se saj me avokatin shqiptar Erakli Dada.
Zojusha Gladys Jakobson, shkon per vizite turistike ne Egjipt tok me te atin, per te teratisur hidherimin pas vdekjes se nenes. "Nji mbramje, ne lulishte te Hotelit "Mena-Haus" rraze Piramides se Madhe", amerikania e re 19-vjeçare, bie ne dashuri me nje te pare me djaloshin e panjohur shqiptar. "Em-at, si e din, ka qéne trim i hijeshem saqi rralle me ia pá syni shoqin.
Shtoji pashís nji te prum sqimatar, do menyrna te nji njerzije se sterholle, jo te studjueme por krejt te natyreshme, edhe do te kuptojsh shkasin qi e shtyni mamen m'u njofte aty per aty me at djale zeshkan, flok-zi e sŷzi." Sikurse thote e bija, "xune marak ne shoqishojne" dhe "ne krye te mojit ishin te martuem."
Djaloshi permetar Erakli Dada, e pelqen zonjushen Gladys, pa e ditur se gruaja e tij ishte trashegimtare e nje pasurie te çmeritun. Sado naiv te jete lexuesi, e ka veshtire ta pranoje si te vertete kete ngjarje. Me tej autori pohon se çifti pati vetem nje femije dhe Erakli, si shqiptar, u deshperua qe u lindi vajze. Ia nderron emrin e pagezimit nga Djana ne Dan, qe t'i tingelloje si djale.
Gjate nje udhetimi turistik me 1938, Erakli e shpie vajzen e vogel ne Permet, te njihet me gjyshen dhe me boten shqiptare. Nje dite prej ditesh, e fut Djanen ne kishe dhe atje kerkon prej saj te betohet para ikonave se do ta doje Shqiperine dhe do te beje per te çka s'mundi te bente ai. Erakli vdes papritur me 1945. Bashkeshortja e tij, pa e ditur amanetin, i kerkon vajzes te martohet me nje shqiptar, qe t'u afrohet cilesive te te atit dhe te ishte "veprimtar ne fushe te atdhetaris". Pas disa kandidaturave jo fort te pelqyeshme, del ne skene mjeku i ri Jorgji (George) Koja, i cili rastesisht njihet me Djana Dada-Jakobson.
Djana e pelqen mjekun e ri, mbasi eshte i pashem, i zgjuar dhe me horizont, por ai qendron larg aktiviteteve shoqerore e patriotike te mergates shqiptare dhe kjo rrethane e pezmaton vajzen e re. Pas disa peripecive e keqkuptimeve, Djana e fton Georgen te vila e saj ne qytetin Charleston te Karolines se Jugut dhe atje mes nje peizazhi romantik, Djana i dorezohet ndjenjes se dashurise dhe pranon te martohet me te edhe pse ai nuk eshte aktiv ne shoqatat shqiptare. Me kete stratagjeme Koliqi e çliron dashurine nga prangat e kushtet duke e kundruar si ndjenjen me fisnike njerezore.
Po nderkohe Dr. Koja ka pranuar te hyje ne komisionin per hartimin e programit, qe do t'u sherbeje si busull patrioteve per çlirimin e atdheut nga zgjedha komuniste. Kesisoj emigranti i ri, intelektuali Koja, hyn ne sferat e larta te shoqerise amerikane ne saje te nje martese fatlume, e cila vlen te konsiderohet vazhdim i legjendes se mirenjohur.
Duhet vullnet i forte dhe mirekuptim per t'i besuar te gjitha hallkat e kesaj historie romantike, martesen e prinderve te Djanes, besnikerine e nje vajze amerikane ndaj amanetit te atit te saj, perkushtimin ndaj çeshtjes shqiptare, madje edhe ruajtjen e traditave. Zojusha Djana ka mesuar prej gjyshes te gatuaje buke te mbrume me duart e saj, çka habit mysafiret dhe te ftuarit.
Disa pasazhe te romanit per rolin e pushtetit dhe pushtetaret, jane aq aktuale per gjendjen politike ne Shqiperi, sa duken sikur jane shkrojtur sot. "Po nuk u pastrua shkena (skena) politike nga ata qi çeshtjen kombetare e njehin burim fitimesh e perfitimesh, nga kapulajt (kreret) qi per me fitue popularitet genjejne bashkatdhetaret tue i yshqye me shpresa te cilat kapercejne fuqit e mundesit kombtare, puna s'do te kete kurre grat (dobi)."
Romani "Shija e bukes se mbrume" i shkrojtur gjysme shekulli me pare, ka vlera artistike dhe njekohesisht shpreh kredon e autorit per te ardhmen e atdheut.