Tete menyra per ta parandaluar aferen jashtemartesore

Tete menyra per ta parandaluar aferen jashtemartesore
Nuk ekziston tip i veçante i meshkujve qe eshte i paraprire per ta tradhtuar gruan, per te mos thene se te gjithe jane te prire per mashtrim, ne rrethana te caktuara. Ne vend qe ta mundoni veten me pyetjen ‘pse’, mendoni per menyrat sesi ta parandaloni nje gje te tille. Ja çka mund te ndihmoje ne kete drejtim.

Falenderimi

Martesa fillon me deklarimin “se do te jemi bashke deri ne vdekje”. Megjithate, eshte mire qe, çdo dite te re, ta konsideroni sikur te ishte dita e fundit qe e kaloni me partnerin bashkeshortor. Riorganizojeni lidhjen ne ate menyre sikur lidhja juaj do te mund te perfundonte menjehere.

Kjo na nxite qe personit qe e duam t’i ofrojme dashuri dhe t’ia bejme me dije se ka me se shumti rendesi per ne. Nje kompliment, porosi e shkurter, nje darke e veçante, do te mjaftojne qe ai/ajo te ndihet person qe e do dikush.

Intimiteti

Shpesh, meshkujt paraqiten si rober te libidos se tyre, por e verteta eshte se ata fillojne nje afere per shkak te deshires qe te jene intime me ndonje person, jo vetem ne aspektin fizik. Por, duhet ta dini qe mashkulli hapet emocionalisht vetem pasi qe te kete krijuar lidhje fizike.

Fjalet e medha

Vajzat flasin per gjithçka me shoqet e tyre, por djemte rralle flasin me shoket e tyre rreth emocioneve. Nese hetoni se partneri deshiron t’u thote ndonje gje, atehere degjojeni me kujdes, mbani mend ate qe ka thene dhe merreni me seriozitetin me te madh.

Faktoret e miqesise

Gruaja mund ta parandaloje mashtrimin e burrit te saj, duke insistuar qe ai te kaloje nje kohe me te madhe me shoket e tij, te tanishem dhe te shkolles. Ne kete menyre, mashkulli do ta ndjeje nje lidhshmeri te forte dhe do te vetedijesohet rreth ekzistimit te tij ne ndonje shoqeri, duke mos e kerkuar kete gje ne ndonje lidhje te padobishme.

Rrituni bashke

Kjo ka rendesi te madhe sidomos per çiftet qe jane bashke qe nga ditet e shkolles se mesme. Kur ta filloni lidhjen ne moshen 20 vjeçare, atehere duhet qe te zhvilloheni bashke dhe ta percillni njeri-tjetrin, thjeshte, te rriteni bashke. Beni qellime te perbashketa dhe do t’ia dilni.

Biseda eshte e dobishme, por veprimi eshte me i mire

Grate zakonisht jane ato qe duan t’i zgjidhin problemet me dialog. Natyrisht, kjo eshte gje e mire, por meshkujve me shume u pelqejne veprimet. Pra, evitoni bisedat teper te gjata, ndonjehere edhe te teperta dhe beni diçka te dobishme dhe konstruktive per te dy ju. Ne kete menyre do te tregoni se jeni nje dame e vertete. Ne vend qe te flisni rreth asaj sesi jeni larguar nga njeri-tjetri, me mire eshte qe, psh, te regjistroheni ne ndonje kurs, ku do te keni rast qe te kaloni me shume kohe bashke.

Deshirat

Grave iu pelqejne gjerat e rralla dhe te çmueshme, sikur qe jane diamantet, veshjet, ushqimet e rralla... Kjo u jep atyre pershtypjen se jeta eshte e vlefshme. Por, qe partneri t’ju shohe juve si gje te vlefshme ne jeten e tij, eshte e nevojshme qe te kete deshire te flakte per ju. Gjejeni ndonje aktivitet te lire, shetitni. Lereni burrin tuaj vetem ndonje dite gjate javes. Duke mos ju pasur prane, ai do t’ua dije kimetin me mire.

Besimi

Nese keni besim te vetvetja dhe te partneri, atehere keni me shume gjasa qe te keni nje jete te gjate e te lumtur se bashku. Kjo nenkupton qe nuk do te perqeshni te metat e partnerit, do t’i ofroni perkrahje te parezerve, e momentet e dobesise nuk do t’i perdorni si argumente gjate grindjeve dhe mospajtimeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama