Tete menyra per te larguar stresin

Tetë mënyra për të larguar stresin
Ja disa mënyra çlodhëse për trupin, që ndikojnë edhe në rimëkëmbjen e shpirtit tuaj.

Aromaterapia Çfarë është? Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Fjala aromaterapi u përdor fillimisht në vitin 1920 nga kimisti francez, Rene-Maurice Gattefose. Vaji i levadës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Të pasionuarit: Cameron Diaz, Dani Mino, Xhud Law

Akupunktura Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit "qi" përbëhet nga "yin" dhe "yang", rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse "yin" apo "yang" janë më dominuese, atëherë "qi" ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të "qi"-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore. Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok

Masazhi me gurë të nxehtë Çfarë është? Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik. Të pasionuarit: Ashli Xhun dhe Anxhelika Huston Refleksologjia: Çfarë është? Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, të publikuar në vitin 1999, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar. Të pasionuarit: Princi Çarls

Notimi Çfarë është? Së pari ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1950 dhe pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese. Gjatë një sesioni subjekti futet në një kuti, ku mbizotëron temperatura trupore. Aty shtohen edhe disa kripëra të tretura në ujë. Ky solucion ndihmon për t‘u dizintoksikuar. Ata që e preferojnë një teknikë të tillë thonë se në 10 minutat e para përjetohen shumë dhimbje, derisa më në fund ato nisin të zhduken njëra pas tjetrës për një muaj rresht. Në disa qendra të tilla mund të shohësh edhe televizor. Kutitë janë shumë relaksuese dhe nuk u bëjnë dëm as grave shtatzëna. Të pasionuarit: Uain Runi

Reiki Çfarë është? Është një fjalë që vjen nga japonishtja, e cila nënkupton "energjinë universale të jetës" dhe u praktikua për herë të parë nga një budist me emrin Mikao Usumi, në vitin 1922. Praktikuesit e reikit "i shërojnë" pacientët e tyre përmes transferimit të energjisë me anë të pëllëmbëve të duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij në afërsi të trupit, duke bërë lëvizje të ndryshme rreth tij. reiki është shumë popullor, por efektshmëria e tij nuk është provuar. Të pasionuarit: Nikol Kidman, Meg Rajan

Qigong Çfarë është? Është shpikur nga murgjit taoistë 3000 vjet më parë dhe lidhet shumë me meditimin. Ka të njëjtën bazë si reiki dhe akupunktura, pra të energjive të brendshme trupore dhe është i organizuar përmes kombinimit të lëvizjeve trupore me frymëmarrjen. Të pasionuarit: Xhulia Roberts

Meditimi Çfarë është? Meditimi në një mënyrë, ose në një tjetër është komponent përbërës i shumë feve dhe është praktikuar shumë gjatë këtyre 5000 viteve të fundit. Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme. Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin. Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet. Të pasionuarit: Sting, Halle Beri

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama