Tetori Gjerman komedia e suksesshme e Bora Dagtekin ne kinema

TIRANË, 27 Tetor /ATSH - Klajdi Musabelliu / - Teatri, filmat, muzika, diskutimet dhe ekspozitat, por dhe politika, historia dhe ekonomia kanë qenë disa nga pjesët e programit të aktiviteteve që ka ofruar edicioni i tretë i "Tetorit Gjerman", i cili si një traditë e vërtetë mundësuar nga ambasada gjermane dhe partnerë e sponsorë të shumtë po rezulton edhe përgjatë kësaj vjeshte një sukses.

Festa e miqësisë gjermano-shqiptare, ose e thënë ndryshe muaji festiv, ia ka arritur qëllimit duke bërë bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet, të cilët në sajë të këtyre aktiviteteve kanë krijuar edhe një rrjet lidhjesh mes tyre, duke konfirmuar kështu edhe marrëdhëniet e mira dhe të ngushta mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet larmisë së gjallë të aktiviteteve shumëngjyrëshe.

Tetori Gjerman. Foto Agim DobiDhe pikërisht sot në mbrëmje një ndër 22 aktivitetet e "Deutschen Oktober", do të bëj bashkë miqtë e filmit dhe kinemasë, ku në ambientet e Kinema Millenium ora 19:00 do të shfaqet filmi Fak ju Gëte, nga Bora Dagtekin.

Audio gjermane e titruar në shqip sjell historinë e hajdutit Ceki Myler, i cili pas një dënimi me 13 muaj burg, nisi të kërkojë prenë e grabitjes së tij të fundit.

Myler aplikon për pozicionin e mirëmbajtësit në një shkollë, nën palestrën e të cilës janë fshehur paratë, por Cekit i japin pozicionin e një ndihmës-mësuesi, dhe atij i duhet të përballet me një stazhiere naive dhe me adoleshentë problematikë, të cilët s'janë as në gjendje të shkruajnë saktë në anglisht "Fuck you, Goethe".

Pamje nga filmi Aventura komedi do ta çojë Myler jashtë dëshirës së tij, që ai të nisë kështu një karrierë pedagogjike.

Filmi komik i regjisores Bora Dagtekin ishte filmi më i suksesshëm i vitit 2013.

Sakaq "Tetori Gjerman" do të vazhdojë më pas me 2 aktivitetet përmbyllëse të kalendarit ku Festivali Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja", (30 - 31 tetor) ora 19:00, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Konferenca e Fondacionit Friedrich Ebert (FES) Tiranë, do të mbyllin festimet e edicionit të tretë të festës gjermano-shqiptare.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama