Tetori gjerman prezantohet Adami dhe Evelina

Tetori gjerman, prezantohet Adami dhe Evelina
I botuar vitin e kaluar nga njëri prej shkrimtarëve të sotëm më në zë në Gjermani, romani është përkthyer deri tani në 20 gjuhë të botës. Për lexuesin shqiptar, ai është sjellë nga përkthyesi Adrian Klosi dhe ka në qendër të tij subjekte nga ngjarjet e vitit 1989. Në qendër të këtij romani është vendosur një çift gjermano-hungarez, i cili për të shpëtuar dashurinë e tij udhëton në periudhën e hapjes së kufirit, për në Austri për të mbëritur më pas në Bavari.

Romani është shkruar kryesisht në formën e dialogut dhe pasqyron në mënyrë mbresëlënëse shpresat e rinisë së RDGJ-së të asaj periudhe. Ndërkaq, bëhet e ditur se autori i këtij romani, Ingo Schulze, njëri nga shkrimtarët më në zë aktualisht në Gjermani, pritet të vijë në Tiranë në janar të vitit tjetër.



NOA

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama