* Për mbarëvajtjen e ndeshjes Teuta-Kukësi, dje në stadiumin "Niko Dovana" ka pasur shumë forca policie. Teksa pritej të kishte tension në shkallë, gjithçka shkoi OK dhe nuk pati trazira.
* Për herë të dytë radhazi, një grup të rinjsh nga Kukësi shpalos edhe dje në stadiumin "Niko Dovana" banderolën: "Barazia gjinore sjell fitore".
* Trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli, ka ndjekur ndeshjen nga tribuna qendrore, i shoqëruar nga drejtori i klubit të kuq, Dritan Dervishi. Italiani "spiunoi" Kukësin, kundërshtari i radhës në kampionat, ndërsa shpesh pyeste për rezultatin e Skënderbeut.
* Pas përfundimit të ndeshjes, ish-lojtarët e Teutës: Ansi Nika, Resul Kastrati dhe Nertil Ferraj janë përshëndetur me stafin e klubit durrsak.
* Në pjesën e dytë, mesfushori Nijaz Lena është detyruar të ndërrojë këpucët, kjo për shkak se njëra prej tyre ju gris gjatë ndeshjes.
* Mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, e nisi dje lojën i dëmtuar, duke rrezikuar. Nuk kaluan as 7 minuta lojë dhe lojtari kërkoi ndërrim, pasi për fat të keq pësoi tërheqje muskulore.
* Para fillimit të ndeshjes, dy presidentët Hasanbelliu dhe Gjici, të shoqëruar nga Ekerem Spahiu, kanë pirë kafe në barin e stadiumit.
* Arbitri i kolegjiumit të Durrësit, Andi Koçi, ka pritur në korridorin e stadiumit kolegët e tij për t'i përshëndetur.