Teuta ben analizen e Europes programe personale per lojtaret

Teuta bën analizën e Europës, programe personale për lojtarët

Pas tri ditëve pushim të akorduara nga trajneri dhe stafi teknik, skuadra e Teutës është mbledhur dje rreth orës 18:00 në ambientet e klubit. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë presidenti Edmond Hasanbelliu, i shoqëruar nga shefi i klubit Salillari, si dhe pjesëtari i stafit, Hito Hitaj.

kairat teuta

Në këtë takim është bërë një rezyme e asaj çfarë ka ndodhur në Ligën e Europës, si dhe paraqitjes në këtë kompeticion. Pas takimit, skuadra ka dalë në ambientet e stadiumit ku kanë marrë programe të veçanta stërvitjeje të gjithë lojtarët. Njëkohësisht, trajneri Ahmataj ka këshilluar disa futbollistë që kanë probleme të vogla që të mos sforcohen, duke u dhënë kohën e duhur për rikuperim të plotë. Më pas, skuadra është lënë e lirë deri më datë 21 korrik për t'u rigrumbulluar.

Teuta - Kairat ne takimin e pare (0-1)

Të pranishëm kanë qenë pothuajse të gjithë lojtarët që ishin pjesëmarrës në Ligën e Europës, përfshi këtu edhe mesfushorin Nijaz Lena. Ky i fundit, pas takimit është nisur drejt Maqedonisë. Nuk ka ende emra lojtarësh që mund të largohen nga grupi aktual. Megjithatë, është konfirmuar se shqiptari i Maqedonisë, Kadriu, nuk do të jetë më pjesë e Teutës për sezonin e ri. Aventura e tij te durrsakët zgjati vetëm gjashtë muaj. Ndërsa lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, ku Hyseni është rikuperuar thuajse plotësisht nga dëmtimi dhe shpreson që më datë 21, kur skuadra të grumbullohet, të jetë i pranishëm në stërvitje me grupin. Jeton Rexhmati



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama