Teuta beson tek Europa kapiteni Hoxha Per gjithcka ndaj Partizanit

Teuta beson tek Europa, kapiteni Hoxha: Për gjithçka ndaj Partizanit

Pas fitores së arritur kundër Laçit, me rezultatin 3-0, skuadra është lënë pushim nga trajneri Magani, i cili i ka lejuar lojtarët e tij të kalojnë një ditë pa impenjime sportive.

12417745_979312828825619_1364667629187497879_nMbrojtësi Lukiç mungon ndaj të kuqve prej kartonëve. Kapiteni i skuadrës durrsake, Rustem Hoxha, për "Panorama Sport" foli rreth ndeshjes së fundit me kurbinasit, si dhe synimet që kanë "djemtë e detit" për 90-minutëshin e fundit të sezonit.

Teutën e pret transferta e kryeqytetit me Partizanin dhe të besuarit e trajnerit Magani do mundohen të bëjnë më të mirën në këtë sfidë, ku të luftojnë deri në fund për vendin e tretë, që të siguron një biletë për në Kupat e Europës.

Mirëpo, që të arrihet ky objektiv, përveç detyrës që duhet të bëjnë ndaj Partizanit, durrsakët presin edhe ndonjë frenim të Kukësit në përballjen me Tiranën.

"E përgëzoj ekipin për fitoren e arritur kundër Laçit, pasi me atë fitore i dhamë një mundësi më shumë vetes për të synuar vendin e tretë. E dimë që ky objektiv nuk varet plotësisht nga ne, por janë edhe 90 minuta për t'u luajtur dhe ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Përballë kemi Partizanin, që synon të dalë kampion në këtë takim.

Ne nuk do të shikojmë se më kë do të luajmë apo çfarë objektivi ka kundërshtari, kështu që do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në kryeqytet, por shpresojmë që edhe Tirana ta ndalojë Kukësin, në mënyrë që Europën ta sigurojmë nga vendi i tretë.

Gjithsesi, ne jemi krenarë për sezonin që kemi zhvilluar dhe tani na mbetet të bëjmë detyrat e fundit dhe, më pas, do të bëjmë bilancin përfundimtar.

Finishi i kampionatit është bërë mjaft interesant, pasi dy skuadrat e para luftojnë për titullin kampion, dy të tjerat më poshtë synojnë të sigurojnë vendin e tretë që të dërgon në Ligën e Europës, si dhe ka luftë të fortë edhe në zonën e mbijetesës.

Pra, luftohet në të gjitha frontet, ndryshe nga vitet e fundit ku verdiktet përcaktoheshin disa javë para fundit. Ky ka qenë një kampionat i bukur, 'i çmendur' dhe i luftuar.

Ne do të luftojmë deri në fund që ta mbyllim sa më mirë këtë sezon, aq më tepër që jam në përfundim të kontratës dhe dua t'i bëj dhuratë skuadrës vendin e tretë", u shpreh për "Panorama Sport" mbrojtësi 24-vjeçar i Teutës, Rustem Hoxha. Jeton Rexhmati


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama