Teuta dhe Kukesi ndahen ne paqe mbyllet pa gola ne Durres

Teuta dhe Kukësi ndahen në paqe, mbyllet pa gola në Durrës

Teuta dhe Kukësi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e luajtur në "Niko Dovana" të Durrësit dhe e vlefshme për javën e 30 të Superiores.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.Një ndeshje e luftuar dhe plot raste, por në fund rrjetat kanë mbetur të paprekura dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Teuta ishtë më kërkuese në pjesën e parë dhe ka pasur disa mundësi të mira shënimi me Xhonatan dhe Magani, por nuk i ka shfrytëzuar si duhet.

Në pjesën e dytë, Kukësi rikuperon disi terren dhe shtyn përpara, por sërish nuk është kërcënues sa duhet. Mbyllet gjithçka 0-0 dhe të dyja ekipet mbeten në vendet që ishin në tabelën e klasifikimit.

Kukësi mban vendin e tretë me 52 pikë, e ndjekur nga Teuta me 49. Ndërkaq, mbrapa tyre vjen Tirana me 47, por që ka një ndeshje më pak.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama