Teuta faze ne Bullgari Hodo Do jemi skuader e kompletuar

Teuta fazë në Bullgari, Hodo: Do jemi skuadër e kompletuar

Teuta po qetësohet në këto ditë që u janë akorduar si pushim nga stafi teknik. "Djemtë e detit" kanë planifikuar që dhe pas grumbullimit të zhvillojnë një fazë tjetër përgatitore në Bullgari për më shumë se dy javë, fazë e cila do të shërbejë për të kolauduar skuadrën durrsake.

teuta stervitje

Për kapitenin e Teutës, Bledar Hodo, skuadra po shijon pushimet, por lojtarët edhe po stërviten sipas programit të dhënë nga trajneri Ahmataj, ku secili duhet të respektojë një program individual. Më tej kapiteni shton se ekipi, me grupin që ka dhe me afrimet që presidenca do të bëjë, do të jetë i aftë për të zhvilluar një futboll për të kënaqur sportdashësit e për të sjellë rezultatet e kërkuara nga objektivat e klubit.

"Pas pushimit të dhënë nga stafi, skuadra është shpërndarë. Megjithatë janë pushime të alternuara me stërvitje individuale. Kjo pasi trajneri i ka dhënë secilit nga një program të veçantë stërvitor dhe po e zbatojmë çdo ditë. Skuadra aktuale ka vetëm dy afrime dhe disa largime, por grupi është po i njëjtë. Me këta lojtarë që kemi dhe afrimet që presidenca do bëjë, do të krijojmë një grup simpatik për të luajtur futboll të pastër dhe të hapur.

Gjithashtu, një ekip që do të luajë futboll për rezultat, por edhe për të kënaqur sportdashësit. Vetë filozofia e klubit apo edhe e trajnerit Ahmataj është që të zhvillojmë futboll të bukur, pavarësisht nëse luajmë në fushën tonë, apo në transfertë. Këtë e kemi treguar dhe sezonin e kaluar", ka deklaruar Hodo për gazetën "Panorama Sport".

Jeton Rexhmati



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama