Teuta ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 Tërbunin në stadiumin "Ismail Xhemali". Durrsakët e kanë nisur mjaft mirë takimin duke shënuar që në minutën e dytë të takimit me anë të Maganit. Por nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigjia e vendasve të cilët barazojnë vetëm 6 minuta më pas me anë të Kacaj.
Skuadra e drejtuar nga Magani nuk ndalet duke kundërsulmuar për të gjetur rrjetën e dytë, që e arrin në minutën e 42´ me anë të Mustës, duke mbyllur pjesën e parë 1-2.
Në fraksionin e dytë shohim një Teutë tjetër, në formë dhe të rrezikshme, ndërton aksione dhe arrin të realizojë dhe dy herë të tjera në portën kundërshtare. Artur Magani treshifon rezultatin vetëm sapo starton minuta e 46´ ndërkohë në të 84´-ën Hila i çon shifrat në 1-4.
Një fitore tepër e rëndësishme për "djemtë e detit" që pozicionohen të katërtit me 52 pikë aq sa dhe kukësi i vendit të tretë, që u mund nga Partizani në "Zeqir Ymeri".
Tërbuni - Teuta 1-4
Golat: Kacaj 08'/ Magani 02´, Musta 40'+2´, Magani 76´ , Hila 84´
Tërbuni: Haxho, Kule, Beci, Tasiç, Kaçaj, Dedyn, Gavzaj, H. Marku, Lala, ëilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Teuta: Moçka, E. Hoxha, R. Hoxha, Shkalla, Lukiç, Lena, Hila, Hodo Musta, Magani Bernardo Trajner: Gugash Magani