Teuta mberrin ne Austri merr nje sulmues serb ne prove

Teuta mbërrin në Austri, merr një sulmues serb në provë

Teuta ka mbërritur dje në Austri dhe është akomoduar në një nga hotelet e Salzburgut, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Europës.

teuta bernardoPor në listën e skuadrës ka rënë në sy edhe një afrim i ri. Serbi Tarik Çmajçanin do të zhvillojë një provë në ekipin e drejtuar nga Julian Ahmataj.

Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur fillimisht te skuadra e Novi Pazar, ku edhe ka nisur karrierën dhe më pas është transferuar në Sindeliç, për një sezon futbollistik.

21-vjeçari gjithashtu ka luajtur për një sezon futbollistik tek ekipi i Balestier Khalsa në Aingapor, ku ka bërë një paraqitje të mirë në 26 ndeshje.

Duke parë ekipet ku ka luajtur, por edhe moshën e re, drejtuesit kanë vendosur që lojtari të jetë në provë dhe të shihet më nga afër gjendja e tij në miqësoret që skuadra do të luajë.

Më pas do të jetë trajneri Ahmataj ai që do të vendosë nëse futbollisti do të firmosë kontratë për sezonin e ardhshëm. Sa u takon përgatitjeve, ato pritet të nisin me ngarkesë të lartë, duke qenë se koha në dispozicion është e shkurtër deri në ndeshjen e parë të Ligës së Europës.

Jeton Rexhmati



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama