Teuta ka siguruar një vend në Ligën e Europës. Durrsakët përfitojnë pasi Kukësi i vendit të tretë në renditjen përfundimtare të Kategorisë Superiore, fitoi këtë të diel Kupën e Shqipërisë. Verilindorët mposhtën Laçin nga pika e bardhë e penalltive, duke fituar për herë të parë në historinë e këtij klubi Kupën e Shqipërisë.
Ky trofe i çon ata automatikisht në Europa Ligë, paçka se këtë pozicion e kishin fituar më parë duke u renditur të tretët në klasifikim.
Por nga ky rezultat përfiton Teuta, e cila ndodhet një vend poshtë Kukësit në renditjen e Superiores.
Finalja e luajtur në "Qemal Stafa" mund të quhet një dështim për kurbinasit, të cilët shpresonin edhe për një vend në Ligën e Europës.