Teuta luan sot ndeshjen e turit të parë të Ligës së Europës ndaj kazakëve të Kairat Almati në stadiumin "Niko Dovana". Duke parashikuar një numër të ulët shikuesish për këtë sfidë, drejtuesit e klubit kanë menduar që të vendosin postera të ndryshëm nëpër rrugët e qytetit për të afruar sa më shumë tifozë.
Por duket se kompania që ka punuar posterat, ka pak ide se si mund t'i bëhet publicitet një ndeshje futbolli. Ajo e ka trajtuar atë njëlloj me një shfaqje në lokalet e natës në qytetin bregdetar, me "të ftuar" shumë të veçantë.