Dhe kjo ka bërë që shumë të kenë pikëpyetjen e madhe nëse euro do të shpëtojë.E vërteta kundër kësaj është se qytetaret europiane nuk munden më të jetojnë me këtë shaka. Në periferitë e Europës disa mezi presin të kalojnë vitet e masave të rënda shtrënguese të nevojshme për rrogat dhe çmimet që të bëhen konkurruese. Në vendet me dominancë gjermane njerëzit janë velur duke paguar për mungesën e përgjegjësisë së vendeve të tjera dhe ata janë të frikësuar se si kreditorë, ata do të vuajnë në qoftë se Banka Qendrore Europiane zhvlerëson borxhet e prapambetura. Thellë- thellë fshihet dyshimi se kjo është një dramë të cilën Euro-zona është e dënuar ta jetojë herë pas here.
Kështu që pse mos të largohemi që tani?Historia financiare është e mbushur me ngjarje ku kanë ndodhur kthesa nga e pamendueshmja tek e pashmangshmja me shpejtësi marramendëse: Britania e Madhe hoqi dorë nga standardi i arit në vitin 1931, Argjentina braktisi dollarin e saj në Janar 2002. Por një shkatërrim i euros do të sillte një kosto teknike, ekonomike dhe politike të paprecedentë.Një shkëputje mund të ndodhe në një ose në dy mënyra. Një ose me shumë anëtarë të dobët (Greqia, Irlanda, Portugalia, ndoshta Spanja) mund të largohen, me qëllimin për të zhvlerësuar monedhën e tyre të re.
Ose një Gjermani e nevrikosur, potencialisht e ndjekur nga Holanda dhe Austria, mund të vendosin ta flakin euron dhe të rivendosin markën që më pas do te rivlerësohet.Në secilin rast, kostoja do ishte e pallogaritshme. Si fillim, vështirësitë teknike të rivendosjes së një monedhe të re kombëtare, riprogramimi i kompjuterëve dhe makinave të shitjes, prerja e monedhave dhe printimi i kartëmonedhave janë gjigante (tre vjet përgatitje janë dashur për Euron). Çdo paralajmërim se një vend me probleme po bëhet gati të largohet do të çonte shterim të depozitave, dobësim i mëtejshëm për bankat me probleme.
Kjo do të rezultonte në kontrolle të kapitalit dhe ndoshta në limitim të tërheqjeve bankare, që si pasojë do të mbyste tregtinë. Të ikurit do të privohen nga financat e huaja, ndoshta për vite të tera, vuajtje të mëtejshme për ekonomitë e tyre.Llogaritjet do të ishin vetëm pak më mirë nëse e ikura do ishte Gjermania. Përsëri, do të kishim shterim bankash në Europë për shkak se depozitat do largoheshin nga vendet me probleme, duke çuar në prezantimin e kontrolleve të reja mbi kapitalin. Edhe nëse bankat gjermane do të fitonin depozita, asetet e saj në vendet e tjera të Europës do të kishin rënie të ndjeshme në vlerë. Mos harroni se Gjermania është kredituesja më e madhe e sistemit. Dhe e fundit, eksportet e Gjermanisë duke qenë përfitueset më të mëdha në një monedhë të përbashkët, mund të vuajnë nga rritja e ndjeshme e Markës.Në qoftë se arsyet ekonomike për të rrezuar Euron duken të rrezikshme, politika rrezikon që të provokojë një reaksion zinxhir i cili do të kërcënonte sistemin e një tregu të vetëm po ashtu edhe të BE-së vetë. Bashkimi Europian dhe Euro kanë shërbyer si vend ankorimi për Gjermaninë e pas luftës.
N.q.s ajo do të braktiste monedhën, do ta linte Eurozonën vetëm për tu mbrojtur, kështu që angazhimi i saj do ishte fort i dyshuar.Nëse një vend i dobët do të largohej, duke vënë në rrezik jo vetëm bankat e Europës, por edhe vetë monedhën e përbashkët, ai do të bëhej një vend i rrezikshëm edhe për fqinjët e tij. Në momentin që kontrolli i kapitalit në Europë do të vihet në rregull, për të do jetë e vështirë të jetë aktiv në tregtinë ndër kufitare me Europën.
Rënia e tregut të përbashkët, i cili ka bërë gjithçka për të mbajtur Europën të bashkuar, do të kërcënonte edhe vetë BE-në.Sidoqoftë shumë shtete mund të jenë penduar tashmë që i janë bashkuar Euros, por për ta lënë atë nuk bën shumë kuptim. Nga ana tjetër fakti që ajo duhet të mbijetojë, nuk do të thotë se patjetër do të mbijetojë. Edhe pse liderët europiane lëvizin përpara dhe me shpejtësi, ekziston mundësia e dështimit.Liderët europianë kanë qenë të ngadaltë dhe të ndrojtur në përgjigjet e tyre ndaj presioneve që kanë ardhur nga tregu. Greqia dhe tani Irlanda i kanë detyruar ata me pahir drejt paketave të shpëtimit. Me shumë vonesë ata kanë kuptuar se disa shtete jo vetëm që kanë nevojë për kredi për të shpëtuar, por nuk janë as në gjendje të shlyejnë detyrimet e tyre. Që do të thotë se një pjesë e dhimbjes do të bjerë mbi mbajtësit e bonove.
Është më e lehtë për tu arritur tani që qeveritë e Euro-zonës kanë rënë dakord që çështjet e borxhit të brendshëm pas 2013-ës duhet ti përmbahen pikave me veprim të përbashkët, gjë e cila ndalon bllokimin e marrëveshjeve të investimit. Irlanda e ka aplikuar tashme “qethjen” tek mbajtësit e bondeve të tyre, kështu që ato janë të ndaluar ta bëjnë këtë tek mbajtësit kryesorë të bondeve. Ky lloj diskutimi është pa diskutim jo popullor ne tregje.
Për më tepër humbjet janë të mundshme n.q.s investitorët do të dallohen mes çështjeve të borxhit të brendshëm.Në vendet me deficit, kriza gjithashtu ka krijuar kushte për kosto të lartë në të ardhmen në lidhje me bërjen e reformave për punësim dhe tregjet e produkteve, dhe për sistemin e mirëqenies sociale, të cilat do të humbin në konkurrencë. Edhe nëse largohen nga Euro, këto vende duhet ti ndërmarrin këto hapa. Në vetvete, reforma jo vetëm që duhet të rivitalizojë ekonomitë në agoni, por gjithashtu të krijoje në të ardhmen shanse dhe siguri për monedhën e përbashkët. Reforma do të ishte më e lehtë nëse shtetet me surplus (si Gjermania) do të bënin më tepër për të rritur kërkesën e tyre të brendshme.Si përfundim, në qoftë se Euro do të mbijetojë, shtetet kredituese duhet të japin më shumë ndihmë për shtetet me deficit.
Ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose Banka Qendrore Europiane mund ti furnizojë me likuiditete bankat e nivelit të dytë, ose të blejë bono thesari para se ato të ulen shumë. Gjermania nuk është aspak dakord me idenë e ndihmave të tjera për vendet debitore – duke shkaktuar kështu ngadalësi në miratimin e paketave të shpëtimit dhe duke penalizuar mbajtësit e instrumenteve financiare. Mungesa e vullnetit nga ana e Gjermanisë për të subvencionuar vendet me probleme është e kuptueshme; por e kundërta është akoma më keq.Shkatërrimi i Euros nuk është gjë e pamendueshme, thjesht ka shumë kosto. Për shkak se liderët europianë refuzojnë të përballen me mundësinë se kjo mund të ndodhe do dështojë në marrjen e masave të nevojshme për ta shmangur atë.