Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” i ka kushtuar një artikull vërtet interesant vendimit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair për të qenë këshilltar i qeverisë shqiptare. Shkrimi i ndërtuar me nota humori ku artikullshkruesi pyet dhe përgjigjet i bën një tablo Shqipërisë, problemeve të saj dhe faktit që Blair ka zgjedhur ta bëjë këtë punë falas, kur në Britani ai përflitet çdo ditë e më shumë për shpenzimet e mëdha në jetën e tij. The Gurdian shkruan se Shqipëria është i vetmi vend ku Laburisti i Ri është ende në modë dhe ai e ka zgjedhur këtë punë për të ruajtur trashëgiminë e tij.
Shkrimi i shoqëruar me një flamur shqiptar nis me pyetje mbi Shqipërinë:
“Mosha? Në formën aktuale, 100. Është formuar nga Traktati i Londrës në korrik 1913, që e ndante nga zgjedha Osmane pas shumë shekujsh. Sa shumë shekuj? Nuk e di. Të dhënat në Ëikipedia janë të pamasë.”
Ndërsa shkrimi vazhdon me zgjedhjen e Tony Blair për të qenë këshilltar i qeverisë shqiptare, autori shkruan: “ Shpresoj që kjo do të thotë se ai ka ndërmend të jetojë atje, por i përgjigjet : Tani për tani jo, por ai do të ketë një zyrë në Tiranë.”
Pyetja e radhës që ngrihet është: “Tingëllon e kushtueshme. Shërbimet e Bler nuk janë të lira”…Por përgjigjia është: “Po tregohesh tepër cinik. Ai nuk do të paguhet dhe zyra do të financohet nga një organizatë ndërkombëtare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur”.
“Për ç’arsye ndodhet Bleri atje? Për të mbrojtur trashëgiminë e tij. Shqipëria është i vetmi vend ku Laburisti i Ri është ende në modë. Një qeveri e modernizuar laburiste është formuar nga ish-basketbollisti Edi Rama që fitoi zgjedhjet këtë verë me ndihmën e aleatin e vjetër të Blair në Kryeministri, Alastair Campbell. “Edi i shikon Laburistët e Rinj (Neë Labour i referohet një periudhë të Partisë Laburiste në Britani nga vitet 1990 deri në vitet 2000, ku u udhëhoq nga Toni Bler dhe Gordon Braun) si një histori suksesi të ditëve tona për qendrën e së majtës në Evropë”, thotë Kembëll. Dhe pse kërkojnë ta kenë atë në ekip? Ata mendojnë se ai mund t’i ndihmojë për të integruar Shqipërinë në BE”, vazhdon më tej shkrimi i The Gurdian.
Ndërsa i referohet Blair : “Do të dëshiroja ta shihja vendin t’i bashkohej vendeve Evropiane.”
Shkrimi vazhdon me komente mbi mënyrën se si shqiptarët e shohin Blair: “E mahnitshme. Ata duhet ta adhurojnë atë: E vërtetë! Ai ishte hero kur mbështeti shqiptarët e Kosovës në një prej luftërave të tij të suksesshme. Në Tiranë ka shumë fëmijë që mbajnë emrin Tonibler.
Sa bukur! Ndoshta ai mund të bëhet president: Ka mundësi. Vendi është shumë anglofil dhe i kanë ofruar fronin lojtarit të krikerit CB Fry në vitet 1920.
Nuk duhet ngatërruar me: JP Morgan Chase, Zurich Financial Services, qeverinë e Kazakistanit apo 467-të klientët e tjerë të Tony Bler.”
Ndërsa shkrimi përfundon me disa shprehje të shkruara në shqip dhe sërish me nota ironie mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE duke iu referuar një politikani britanik, Nigel Farage,
Paragrafi i shkruar në shqip në fund të artikullit:
“Thuaj: “Gëzohem që të takova(“Pleased to meet you” in Albanian). (“Pleased to meet you” in Albanian). Mos thuaj: “Nigel Farage ka dëgjuar se Shqipëria mund të bashkohet me BE-në?” (“Has Nigel Farage heard that Albania might be joining the EU?”)