The Killerteam skuadra qe vrau civile te pafajshem afgane

'The Killerteam', skuadra qe vrau civile te pafajshem afgane
Revista prestigjoze "Rolling Stone" ka publikuar një ditë më parë një raport special mbi krimet e luftës së ushtarëve amerikanë gjatë shërbimit të tyre në Afganistan, ndërsa zyrtarët e SHBA-ve akuzhen se nuk kanë bërë asgjë për t'i ndaluar. Rolling Stones, shkruan se "në fillim të vitit të kaluar, pas gjashtë muajsh të vështira për ushtarët amerikanë, një grup i Divizionit të Këmbësorisë amerikane morën një vendim të momentit, "kishte ardhur më në fund koha për të vrarë një haxhi, "haji"

Mes ushtarëve të 'Bravo Company', vazhdon më tej raportin e saj "Rolling Stones" ideja e vrasjes së një civili afgan ka qenë subjekt i bisedave të panumërta, gjatë mbrëmjeve të tyre nën shoqërinë e pijeve. Prej javësh ata kishin menduar mbi mundësinë e realizimit të kësaj ideje. Jo shumë nga viti i ri, në provincën e Kandaharit, ata ranë dakord që të ndalonin së foluri për këtë dhe të vepronin.

Sipas revistës, 'Bravo Company', ishte vendosur në këtë zonë që nga vera, duke luftuar, me pak sukses për të çrrënjosur talebanët, dhe për të vendosur aty praninë amerikane, në një nga zonat me më pak sundim të ligjit. Në mëngjesin e 15 janarit, kompania 3 Platon, pjesë e e Brigadës së pestë Stryker, me bazë në Tacoma, Washington, arritën në vendin e quajtur La Mohammad Kalay, një fshat i izoluar buijqësor, shkruan Rolling Stone.

Fshatarët e kësaj zone dyshoheshin për mbështetje të talebanëve. Ky vend konsiderohej si një strehë e sigurt për ndërmarrjen e sulmeve ndaj trupave amerikane. Gjatë kësaj kohe dy ushtarë, ndahen nga brigada e tyre në kërkim të një njeriu për ta vrarë. Marrëveshja ishte e tillë, edhe nëse ata ishin duke bërë dicka të çmendur, askush s'kishte për ta marrë vesh, mësohet t'i ketë thënë një prej tyre më vonë hetuesve të ushtrisë. Dy ushtarët në largësi, shquajnë një fermer i cili ishte i vetëm duke punuar në mes të fidanëve, dhe ata vendosin të ekzekutojnë pikërisht atë, vazhdon më tej raporti special i Rolling Stone.

Ai ishte një fëmijë, rreth 15 vjeç. Jo shumë larg moshës së dy ushtarëve amerikanë, Morlock ishte 21 dhe ushtari tjetër 19. Emrin e tij ata do ta mësonin më vonë, ishte Gul Mudin, një emër popullor në Afganistan. Ai kishte vënë një kapele të vogël dhe kishte veshur një xhaketë të gjelbër të stilit perëndimor. Ai nuk mbante asgjë në dorë që mund të interpretohej më pas si një armë apo lopatë. Shprehja e fytyrës së tij ishte mikpritëse.

"Ai nuk ishte një kërcënim"-, ka pranuar më pas njëri nga ushtarët

Pas vrasjes së 15- vjeçarit ata i hodhën atij një granadë për ta bërë skenën të dukej sikur kishte patur një sulm. Por situata ka marrë për keq pasi njëri nga ushtarët, kishte filluar të luante me trupin e fëmijës. Më pas mendohet se ai i preu një nga gishtat për ta marrë me vete si trofeun e tij të parë nga Afganistani. Më vonë dy ushtarët, ndërsa ishin duke luajtur me letra vendosën të vënë si bast gishtin e 15- vjeçarit.

Të gjithë ushtarët e përfshirë në këto krime ishin pjesë Brigadës 5, Stryker Combat, të Divizionit të Këmbësorisë 2, që kanë kryer të paktën katër ekzekutime në provincën e Kandaharit, mes muajve janar dhe maj të vitit të kaluar. Pak ditë më parë gjermania Spiegel.de publikoi disa foto të censuruara nga Pentagoni. Ushtarët në fjalë, pozonin me civilët afganë pasi i kishin vrarë.

Botimi i disa fotografive shokuese të ushtarëve amerikanë duke pozuar me kufoma të civilëve afganë pasi i kishin vrarë, ka nxitur reagimin e ushtrisë amerikane e cila ka kërkuar ndjesë për shqetësimin që mund të kenë krijuar fotot në publik. Revista gjermane 'Der Spiegel' i identifikoi personat e fotografuar si ushtarë amerikane, ndër të cilët Jeremy Morlock dhe Andreë Holmes. Ata janë 2 nga 5 ushtarët që po gjykohen nga një gjykatë ushtarake amerikane nën akuzat se kanë vrarë civilë afganë.

Ushtria amerikane doli sot një deklaratë ku thuhet se fotografitë janë "revoltuese për ne si njerëz dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara". Imazhet e botuara nga gjermania 'Der Spiegel' ishin ndër fotografitë e sekuestruara nga hetuesit e ushtrisë që po mbledhin të dhëna lidhur me vdekjen e 3 afganëve të paarmatosur në provincën e Kandaharit vitin e kaluar.

Një gjykatës ushtarak kishte nxjerrë një urdhër të rreptë për mos publikimin e fotografive. Nuk është e qartë se si 'Der Spiegel' i siguroi fotografitë. E përjavshmja gjermane thotë se ka botuar vetëm 3 nga 4000 fotot dhe videot që janë grumbulluar gjatë kërkimeve 5-mujore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama