The New York Times Miss Serbia dhe Miss Kosova mikesha te ngushta

The New York Times: Miss Serbia dhe Miss Kosova, mikesha të ngushta
“Ne jemi mikesha dhe shkojmë ngado së bashku”, tregon Bojana Boric, përfaqësuesja e Miss Serbia. “Ne jemi vajza dhe duam të flasim me të gjithë”. “Miss Universe 2008” që do të prezantohet nga Jerry Springer dhe Melanie Brown, do të shfaqet direkt në NBC dhe miliona shikues nga e gjithë globi do ta ndjekin nga Nha Trang, kryeqyteti i Vietnamit. Në bregdet, në qendër të Vietnamit është ngritur posteri i fitueses së vjetshme të “Miss Universe”,Riyo Mori nga Japonia. Rreth 80 vajza shpresojnë të rrëmbejnë kurorën e Riyo Mori dhe dy prej tyre do të jenë BojanaRivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët Boric dhe Zana Krasniqi nga Kosova, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në muajinshkurt. Ky hap bashkoi kombet në të gjithë botën, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por një pjesë tjetër vazhdon të mendojë se Kosova është pjesë e Serbisë. Vietnami është një prej atyre vendeve që nuk e ka njohur ende Kosovën, madje edhe vietnamezët e paraqesin Zana Krasniqin si “Miss Kosova-Serbia”. “Unë jam shumë krenare që përfaqësoj Kosovën, këtë komb të ri në botë”, ka thënë Krasniqi. Këtë vit kandidatet po përjetojnë momente të veçanta dhe eksperienca të paharruara.

Miss Albania, Matilda Meçini, ka qenë një basketbolliste profesioniste. Miss Argentina thotë se, ka eksperienca paranormale. Miss Antigua dhe Miss Barbuda janë tëmagjepsura nga gjarpërinjtë. Miss Venezuela më parë është marrë peng, ndërsa Miss Angola ka pasur në plan tëlargohej nga vendi gjatë luftës civile. Kandidatet më të shkurtra sivjet janë Miss El Salvador, rreth 165 centimetra, ndërsa Miss Jamaica, Miss Mexico dhe Miss Peruja janë më të gjatat, rreth 2 metra. Nuk është harruar edhe kirurgjia plastike. Në fakt MissBrazil dëshiron që ndonjë ditë  të bëjë ndërhyrje të kirurgjisë plastike.

Të gjitha vajzat shpresojnë që të ruajnë qetësinë dhe të mos u ndodhë ashtu si vitin që shkoi në Miss Amerika, e cilau rrëzua gjatë mbrëmjes dhe u protagoniste me videon e saj në Yuo Tube. “Gjithçka mund të ndodhë në një spektakël televiziv live”, shprehet Phil Gurin, producent ekzekutiv për këtë vit i “Miss Universe”, i cili është zgjedhur personalisht nga NBC dhe manjati i medias Donald Trumpand. “Gjithçka që mund t’i ofroj botës dhe Amerikës, është të bëj më të mirën”, thotë fituesja e Miss Amerika, që është duke shkruar një libër motivimi që titullohet “Duke pritur fitoren”. Spektakli do të prezantohet edhe nga këngëtarja e muzikës pop Mel B, e njohur si “Scary Spice” gjatë qëndrimit të saj me “Spice Girls”. Ajo do të shoqërohet nga personaliteti i televizionit amerikan Jerry Springer, drejtues i “America’s Got Talent”, i cili është vlerësuar si spektakli më i shëmtuar në të gjithë historinë nga revista “TV Guide”. “Unë ndihem i nderuar.

Do të isha i mërzitur nëse do të isha në vendin e dytë dhe askush nuk do të na kujtonte”, ka thënë Springer gjatë një interviste. Springer shton se, nuk ndihet i sigurt përse zgjodhi për të prezantuar “Miss Universe”, një zgjedhje apo një punë tradicionale.

“Dikush mund të jetë i dehur”, thumbon Springer. “Kur atë e marrin në telefon dhe e pyesin nëse do të bëjë këtë gjë, ai i thotë: “Po, sigurisht. Ata më zgjodhën mua për t’i kujtuar gjitha këtyre bukuroshe, sesi do të duken kur të shkojnë 50 vjeç”. “The New York Times”

Nga : Gazeta Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama