The Perfekt Storm Nju Jorku nen uje pas 10 vjetesh

'The Perfekt Storm', Nju Jorku nen uje pas 10 vjetesh
Ideja e një përmbytjeje të qytetit më të gjallë të botës mund të mos jetë vetëm një skenar për filmat e fantashkencës. Në fakt sipas një studimi të fundit të shkenctarëve “The Perfect Storm”, (Stuhia Perfekte), mund të përmbys Nju Jorkun pas një dekade. Një studim i realizuar nga kërkues shkencorë të universitetit të “Kolumbias”-së me kërkesë të autoritetit të Energjisë dhe Zhvillimit të Nju Jorkut, del në përfundimin se një stuhi e tillë e përbindshme do të fundosë qytetin pas një dekade.

Sipas studiuesve arsyeja kryesore është ngrohja globale. Pasojat e kësaj të fundit do të qojnë në ngritjen e nivelit të detit. Përfundimi studimit është se qyteti mund të mbulohet nga uji pas 10 vjetësh, sapo mbi të të përplaset një furtunë madhore. Studimi është detajuar në një raport prej 600 faqesh. Ai lë të kuptohet se njujorkezët duhet të fillojnë të pajtohen me idenë se vitet në vazhdim, stina e verës do të jetë më e nxehte, dimrat më të ftohtë e me më shumë dëborë dhe mbi të gjitha, përmbytjet do të kenë pasoja shkatërruese mbi ambientin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama