Skandali i financimit të paligjshëm të fushatës presidenciale amerikane nga Zoti Rama merr një përmasë të re. Të dhëna të bëra publike, dje, nga Zëri i Amerikës lënë të kuptohet se përveç shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu dhe Kryeministrit Edi Rama në skemën e paligjshme ka qenë i përfshirë edhe një nënhtetas grek dhe një kompani e papërcaktuar.
Zëri i Amerikës botoi, sot, pyetjet që gjykata e Nju Xhersit i ka drejtuar Zotit Shehu gjatë procesit kundër tij në lidhje me pagesën e paligjshme për fushatën elektorale të Presidentit Obama. Tashmë dihet se Zoti Bilali u është përgjigjur në mënyrë pohuese këtyre pyetjeve duke pranuar akuzën kriminale të ngritur ndaj tij.
Nga pyetjet bëhet e qartë se skema e financimit të paligjshëm është mendur dhe përgatitur me kujdes që më parë, mes tre personave të mësipërm.
Mbi të gjitha, nga pyetjet mësohet se financuesi i shumës prej 80 mijë dollarë ka qenë një shtetas i huaj grek dhe me gjasa transferta është bërë nga një kompani me qendër në Shqipëri:
Pyetja më poshtë konfirmon qëllimin e dhënies së fondeve dhe planifikimin paraprak, në bashkëpunim, mes Zotit Rama dhe të tjerëve (Shtetasi i Huaj 2 i referohet Zotit Rama):
Pas këtyre të dhënave të reja lindin një sërë pyetjesh për Kryeministrin Rama:
Duke qenë se Zoti Rama sot mohoi çdo lidhje me këtë skandal, këto pyetje me gjasa do mbeten pa përgjigje.