Edhe pas vitit 1990 kur ky ansambel pesoi rrjedhje dhe tranfuzione te shumta, Mark Gjoka dhe grupi i tij, vijoi me perkushtim aktivitetin ne fushen e kultures duke shenuar suksese te shumta, mjaft te vleresuara me çmime te ndryshme qe kulmuan nje vit me pare, kur Presidenti i Republikes z. Bamir Topi akordoi per Mark Gjoka urdhrin “Naim Frasheri i Argjende”. Ndersa çmimi radhes ishte “Muza Popullore” ai i para pak diteve ne festivalin “kenges popullore qytetare” me pjesemarrjen e dhjetera grupeve muzikore nga e gjithe Shqiperia. Pikerisht ne finish te ketij evenimenti kulturor dhe artistik, Mark Gjoka flet per udhetimin e tij te gjate ne kengen mirditase, deri ne aktivitetin e fundit qe sipas tij nuk do te jete i fundit.
Çfare eshte per ju kenga popullore dhe qytetare?.
eshte nje pjese shume e rendesishme e jetes shpirterore te njeriut, qe alternohet mes asaj kulturore dhe artistike, eshte nje monument shpirteror i nje kombi, ind themelor i identitetit te tij.
Cili ishte kontakti i pare me kengen popullore qytetare dhe kur?
Ne fakt nuk ka nje kohe te percaktuar, pasi une jam rritur me kete kenge. Kam lindur ne nje familje kengetaresh, pasi babai im i binte lahutes e çiftelise, por edhe kendonte. Ndersa nena ime ishte nje njohese shume e holle e lirikes mirditore. Po ashtu xhaxhai ishte nje interpretues prefekt i rapsodise mirditore, i pasuar edhe nga vellai im. Ndersa fillesat e para ishin ne vitet 50--60, kur ne Mirdite filluan te ndertohen qytetet si Rresheni, Rubiku, Repsi dhe Kurbneshi. Kjo ishte nje kohe kur kenga mirditore ishte ne evoluimin e saj si kenge burimore folklorike popullore, por me pas filloi te shfaqej edhe ajo qytetare.
Duke qene se qytezen e Repsit une e kish shume afer, megjithese femije, une ndiqja evenimentet muzikore te kohes. Rreth viteve 70 ne shtepine e kultures se kesaj qyteze vjen nje muzikant me formim te gjere artistik, Gojard Daiu, qe se bashku me poetin Nikoll Marnoj, lane gjurme tek une. Ne vitin 1972 babai im duke pare deshiren time per muziken me mbeshteti per te konkurruar per ne shkollen e mesme te kultures ne Tirane edhe pse ishte nje opinion partiak qe sugjeronte mos shkuarjen tone ne shkolla. Gjithsesi ne vitin 1976 perfundova shkollen ne profilin “drejtues muzike”. Aty pata mbeshtetje te gjere nga emra te mirenjohur te kesaj shkolle si Evgjeni Kashara, Vladimir Kotani, prof. Vangjo Nova dhe prof. Aleko Kareco.
Ju njiheni si themelues i kesaj kenge. Kur vendoset ti perkushtoheshit per here te pare?
Asnjehere nuk kam vendosur une te merrem me kengen. Ndjej se ka qene kenga ajo qe ka vendosur te qendroje me mua. Vazhdoj te ndjehem mire kur ajo me vlereson permes performances se kengeve te tilla “Si vendlindja jo nuk ka”, “Eja kam nje fjale”, “I thashe zogut te Bjeshkes”, “Nje tufe pellumba te bardhe”, “Djalit falemeshendet”, “Lum kush ka zemren flori”, “Neper dege te molles”, “Motive dasme mirditore”, “Me kane ngaterrue lulet e shamise”, “Mirdita ime”, etj., te cilat kane brenda poezite e Mjeshtrit te Madh, poetit Gjoke Beci, poetit Viktor Gjikola, Ndue Dedaj. Jane keto ashtu siç i cilesoi kantautori Ardit, se ato tashme nuk i perkasin me Mark Gjokes, por kendohen ku ka shqiptare. Ndjehem mire kur nje opinion i gjere artistik vleresojne sharmin, kreativitetin dhe trendin e ketyre kengeve. Kenga vazhdoi te qendroje me mua edhe kur ne vitin 1976 me emeruan ne vendlindjen time pergjegjes i shtepise se kultures Bilinsht. Kjo nuk ishte pune e plote, ndaj punoja edhe si bujk ne kooperative, me pretendimin se mund te shkoja ne Akademine e Arteve.
Kjo per arsye qe dihen, nuk u realizua, por pak me vone me mbeshtetjen e artdashesve arrita te mbaroj degen gjuhe-letersi ne Shkoder, dhe te emerohesha mesues muzike ne Kurbnesh. Pikerisht ketu rashe ne kontakt me poetin e mirenjohur Gjok Beci, kantautorin Fran Vorfi, Kol Zefi, kompozitorin nje nder njohesit me te mire te melosit shqiptar dhe artit modern Dorian Nini me profesorin Spiro Theodhosi, mjeshtrin e kenges se Shqiperise se Eperme Arif Vladi etj. Ishte pikerisht kenga qe me beri mik me emblemen e muzikes shqiptare, artistin e popullit Çesk Zadeja.
Them mik sepse gjithmone kishte kenaqesine te me thoshte, Mark: -une jam mirditas. Dhe them kenga, sepse ishte kenga “Del syzeza”, qe me detyroi ta takoja, takime qe vazhduan gjate, e qe per mua ishin te domosdoshme, por edhe fatlume dhe percaktuese. Disa miq te mi, kishin shkruar letra ne komitetin e partise se asaj kohe ku thonin se kenga kishte motive dhe harmoni te huaj. E kam thene dhe diku tjeter, por asnjehere nuk do te resht se perserituri se prof. Çesku, pasi e degjoi kengen me tha: -Kenga eshte shume e bukur, keto kenge i duhen popullit tone, pasi pas 50 a 100 vjetesh, keto do tu tregojne brezave se nga kemi ardhur.
Cila ka qene kenga e pare e juaja, qe klasifikohet e tille, kush ka qene autor i tekstit?
Gjate bashkepunimit me prof. Gjok Becin per Festivalin Folklorik te Gjirokastres 1978, si “Xhamadani i Trimerise”, “Lulet e Lindites”, “Lum nenelokja qe te perkundi”, “Vallja e vashes”, “Motive dasme mirditore”, etj., u hodhen themelet e nje bashkepunimi te gjate qe vazhdon edhe sot. Ne vitin 1981 me kembenguljen e Gjok Becit, qe ishte dhe drejtori i shtepise se kultures, Rrubik, me caktuan punonjes biblioteke ne kete qytet. Poeti Gjoke Beci kishte kohe qe me kerkonte nje mendim te ri per kengen mirditore. Une sapo kisha njohur nje zog te bjeshkeve te Kaçinarit, qe me dha dhe motivin e kenges time te pare per trion lirike mirditore.
Ne nanurisjen e muzes idilike, pasi kisha mbaruar vijen melodike dhe harmonine vokale, i shkoj Gjokes ne studio dhe i them: -Profesor rruges per tek Tonia, (sot bashkeshortja dhe partnerja ime), duke kaluar neper rrugen e fshatit Bukmire, me ka ardhur ne mendje nje kenge. A mund ta degjosh? Si duket Gjoka kishte kohe qe e kerkonte kete kenge, dhe me pyeti: Per çfare studion Tonia? I them: -eshte ne vitin e dyte te shkolles se mesme per agronomi. Keshtu lindi kenga e agronomes me titull: “I thashe zogut te bjeshkes”, me tekst te Gjoke Beci, muzike Mark Gjoka, kenduar nga Mark Gjoka, Anton Gjoka, Dode Prendi. Ky grup u njoh nen emertimin “trioja e Rubikut”. Pikerisht nje vit me vone kjo kenge u perzgjodh nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore te Shqiperise, dhe u interpretua nga zeri brilant i solistit te ketij ansambli, Sali Brari.
Kenga popullore dhe qytetare u perpunua ne Pallatin e Kultures Rreshen. Kur e pati fillesen, kush ishin ideatore? Çfare kujton nga ajo kohe?
Kenga mirditore, dashuria ime e hershme, eshte si ajo rrenja e ullirit te sterlashte te bjeshkeve te Oroshit, qe çdo dite dhe vit, rrit performancen e kurores se panteonit te saj, duke ruajtur te paster dhe te gjalle autenticitetin muzikor, poetik, etnologjik, etnografik dhe historik te krahines ku ajo lindi dhe sot jeton e zhvillohet me dinjitet krahas simotrave te saj. Baladat e para, te krijuara dhe te kenduara nga muziktaret e moçem mirditas neper fshatrat dhe qytezat e vjetra te territoreve te Dukagjinit i shkruajten murgjit. Ne rilindjen e hershme dhe te vone, ishin Prend Doci, Gjergj Fishta, Dode Koleci, etj.,qe se bashku me studiues, akademike, etnologe te shquar evropiane, si italiane, franceze, austriake, angleze, mbi bazen edhe te balades mirditore, formesuan kodet autentike te ketij trualli me emrin e veçante “Mirdite”, te cilet ruajten palcen etnike, lashtesine ilire, pastertine e genit, trashegimine autoktone origjinale te kesaj krahine. Rreth vitit 1417 njihet ne dokument emri “Mirdite”. Fjala “qytet”, ne Mirdite na del ne dokument qe nga fillimi i shekullit 17.
Ne poezine Gjergj Fishtes dhe Prend Doçit hidhen shkendijat e para te kenges popullore. Kenga, si ne planin solistik dhe ne grup, akapelo, eshte shume e hershme ne Mirdite. Ne evoluimin e saj ajo u shoqerua apo u veteshoqerua me fyell, zamare, lahute, akoma me vone edhe me çifteli, sharki, daulle, etj. Ajo zhvillohet ne nje harmoni te plote edhe me zhvillimin e kesaj baze intrumentore, qe do te thote zgjerim i bazes se elementeve ritmik, melodik, timbrik, si dhe veçorive te kumbimit dhe ngjyres karakteristike duke na dhene keshtu stile te shumellojshme dhe tipologji te veçanta. Kenga popullore ne Mirdite deri ne vitet 50-te ka jetuar si nje kenge intime, familjare dhe ne dasma, ku shpalosej balada, lirizmi brilant dhe humori i holle. Kompozitori i mrekullueshem Gjon Mark Kapidani thote se qe ne vitin 1928 ne shtepine time ne Shkoder, ishte nje piano, nje violine, nje saze dhe nje ljuto me te cilat kishte luajtur babai im. Ky fakt tregon se edhe ne Orosh, ku ai kishte rrenjet e familjes se tij, qe ishte dera e familjes princerore te Kapidanit, njiheshin keto instrumente.
Keni organizuar shume evente gjer tek i mirenjohuri festivali i Sheges qe organizohet ne Lezhe. Ku e gjen motivin nje dendesi e tille aktivitetesh?.
Kam mbi 10 vjet qe se bashku me familjen time, Tonen, Saimirin, Arbrin dhe Taulantin banojme ne Lezhe, ku kemi hapur nje studio audio dhe nje studio per videoklipe ne sherbim te nje performance sa me profesionale te kenges. Kisha organizuar ne Pallatin e Kongreseve recitalin tim te quajtur “Toka e katedraleve dhuron zambake”, recitalin kushtuar “Mjeshtrit te Madh”, poetit Gjoke Beci ne TKOB me rastin e 70 vjetorit te lindjes se poetit Gjoke Beci, ku Presidenti i Republikes e dekoron ate me urdhrin “Mjeshter i Madh”. Po ashtu kam qene aktiv edhe ne festivalin folklorik te Gjirokastres 2009. Puna ime e meparshme e sidomos eventet e fundit bene qe me propozim te QKVFSH, Presidenti i Republikes te me dekoroje me Urdhrin “Naim Frasheri” i Argjendte.
Ka tre vjet qe se bashku me kompozitorin Marcel Lacaj dhe koordinatoren, arkitekten e talentuar te Bashkise Lezhe, Eris Bejo, drejtojme projektin “Te festojme me Shegen”, te qytetit krijues te Lezhes, mbeshtetur nga SCP dhe ANTTARC, projekt i qeveriseezvicerane per Ballkanin Perendimor, qe synon rikthimin e vlerave me te mira te tradites tek brezi i ri, duke i gershetuar ato me zhvillimet bashkekohore. Ne kuader te ketij projekti kemi organizuar disa aktivitete shume cilesore qe jane vleresuar nga komuniteti lezhjan si, Festa e Luleve te Sheges, konkursi i kenges, poezise, piktures dhe fotografise me te mire per shegen, festa e rakise dhe embelsires se sheges, dhe me datat 19 dhe 20 qershor 2010 organizuam Festivalin e dyte te kenges se sheges. Festival qe me iniciativen e kryetarit te Bashkise Lezhe, artistit, Viktor Tushaj, nje mbeshtetes i fuqishem jo vetem i projektit tone, por i te gjitha projekteve qe synojne qe çdo dite Lezhen ta bejne me te bukur, u zhvillua nen logon SAGA E SHEGES LEZHJANE.
Si rate ne kontakt me Ardit Gjebrene, çmimin qe moret ne festival?
Krijuesit kane festival çdo dite. Kishte dale nje njoftim ne televizioni Klan per organizimin e Festivalit te kenges Popullore dhe qytetare. Dhe kete ma tregon nje dashamires i kenges qe rrjedh nga nje familje e nderuar kengetaresh, Ilir Duka. Ai me sugjeroi qe te drejtohesha ne kete festival. Ishim ne kuader te nje aktiviteti ne Lezhe ku promovohej rakia dhe vera e nje kantine ne Mirdite, te njohur si kantina e Arbrit. Pikerisht ketu lindi motivi per kengen qe kendova ne festivalin e Gjebrese. Kenga titullohej “Je dashni si vena e Arbrit”, ku se bashku me poetin Fran Laska, orkestruesin Saimir Gjoka dhe kengetaren Tone Gjoka, e realizuam ate, per ta paraqitur ate ne Festivalin e kenges popullore dhe qytetare te organizuar ne “TV Klan”.
Ne kete festival konkurruan 215 kenge me emrat me te shquar te kenges popullore qytetare si Frederik Ndoci, Shkurte Fejza, grupi “Trendafilat e Shkodres”, Violeta Kukaj, Petrit Lulo, Ramadan Krasniqi, grupi karakteristik i Kolonjes, etj. Siç tashme eshte e ditur kenga jone i vleresua me titullin Muza Popullore. Tani jemi ne nje realitet te ri te kenges dhe une vazhdoj te perpiqem qe tek kenga ime gjithkush te gjeje diçka nga vetja e tij, dhe permes saj te njohe Mirditen, vendlindjen dhe vendmberritjen e kenges time.