Pasi i dha jetë vajzës së tij, Susan Juliette, verën që sapo shkoi Beatie pret një fëmijë të dytë. Edhe këtë herë gjithcka është mundësuar në mënyrë artificiale, me një donator sperme gjetur përmes internetit. Lajmin e ka dhënë ai vetë gjatë një interviste dhënë së bashku me gruan 46-vjearen, Nancy për gazetaren Barbara Walters të ABC News.
“Jam në tremujorin e parë të shtatzënisë”- deklaron Thomas, duke shpjeguar se kishte ndërprerë kurën me baze testosteroni pas lindjes së të voglës Susan, pikërisht për të pasur një tjetër fëmijë.
“Ndihem shumë mirë. Kam bërë analiza dhe vizita të shumta dhe gjithcka për momentin ecën për bukuri”- siguron ai. Sipas parashikimeve të bëra, fëmija pritet të lindë 12 qershorin e ardhshëm.
Në intervistën e tij, burri flet për periudhën e lindjes së Susan, duke rrëfyer për dhimbet që e shoqëruan për orë të tëra. “Nuk kam dashur të bëj lindje me operacion dhe ka qenë Nancy ajo që preu kordonin ombelikal të foshnjës”.
I lindur grua, Thomas iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal për të hequr gjoksin dhe prej vitesh merr hormone dhe bën terapi për të pasur një pamje mashkullore.
Zgjedhja e tij për të qenë një trans-mama nuk ka qenë e lehtë. “Kam mbetur i shokur nga fakti që lajmi bëri xhiron e botës për pak orë”- thotë ai, duke shtuar se e ka parë veten në site të ndryshme anekënd globit, Kinë, Rumani, Rusi dhe Brazil.
Nuk ka qenë e lehtë edhe për një tjetër fakt. Ai pranon të thotë se pas kësaj ka marrë kërcënime anonime përmes internetit, madje edhe kërcënime me vdekje.
Në fakt, sot, Nancy e Thomas e konsiderojnë familjen e tyre një familje normale, madje tradicionale. “Jemi, një burrë, një grua dhe një fëmijë. Me një fjalë, një familje, si shumë të tjera”- përfundon ai.
Gazeta: Shekulli