Thyhet rekordi i rrogave ne NBA per nje lojtar qe nuk ka fituar asgje

Thyhet rekordi i rrogave në NBA, për një lojtar që nuk ka fituar asgjë

Deri dje, vetëm dy lojtarë kishin arritur të kalonin shifrën e 30 milionë dollarëve të fituar nga rroga në një sezon në NBA, legjendat Majkëll Xhordan dhe Kobi Brajant. Kësaj liste tani i bashkohet edhe një tjetër basketbollist amerikan, por jo një yll si Lebron Xhejms apo Stefen Kërri.

Bëhet fjalë për Majk Konlein, organizatorin e Memfis Grizlit, i cili ka nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare me klubin e tij. Vlera e përgjithshme e kontratës së tij është 153 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për këtë kampionat.

Marrëveshja është gjithashtu kontrata e parë në historinë e NBA që kalon shifrën 100 milionë dollarë dhe ku rroga mesatare do të jetë mbi 30 milionë dollarë.

AA2VRAj

Gjatë kësaj vere, një tjetër basketbollist ka mundësinë të përfitojë të njëjtën shifër, Kevin Durant, nëse do të kthehet te Oklahoma Siti dhe do të rinovojë për 5 vite me këtë skuadër.

Ndërkaq, rekordi mund të thyhet vitin e ardhshëm, pasi strukturat e reja të pagave në NBA do t'i mundësojnë LeBron Xhejms që në rast rinovimi pesëvjeçar me Kliveland Kavaliers, ai të përfitojë më shumë se 200 milionë dollarë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama