"Ti Shqipëri më jep dije". Çepani shprehet se "duam të promovojmë më të mirët, të vlerësojmë më të vullnetshmit dhe të mbështesim më punëtorët". Kjo iniciativë ndahet në tre faza. E para lidhet me aplikimet, e dyta do të jetë zhvillimi i olimpiadës dhe së fundmi ceremonia e shpërndarjes së bursave të plota të studimit. Përzgjedhja për fituesit e 6 bursave të studimit do të bëhet me anë të një olimpiade, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë ata studentë që kanë mesataren 10 dhe vështirësi ekonomike për të vazhduar studimet. Fituesit do të zgjidhen në bazë të rezultatit të marrë (në pikë) gjateë olimpiadës. Olimpiada do të jetë e ndarë në tre kategori të ndryshme, Shkenca Politike, Juridikë dhe Ekonomikë, në varësi të studimit që kërkohet të ndiqet. Pikët do të jepen në bazë të përgjigjeve të një pyetësori të shkruar, mbi kulturën e përgjithshme të kategorisë që ka përzgjedhur aplikanti. Bursat e studimit janë të plota dhe mbulojnë të gjitha shpenzimet e vitit akademikë. www.shqiperiandryshon.com kjo është adresa e internetit, ku të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë.
Gazeta: Shqip