Ti japim honoris causa gruas qe denoncoi Shullazin

'T'i japim 'honoris causa' gruas qe denoncoi Shullazin'

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shpreson që më në fund të kopsitë një dosje sa më të argumentuar kundër Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, e cila ka terrorizuar biznesin në aksin Tiranë-Durrës.

Por ndërsa dëshmitarët po mungojnë gjithmonë e më shumë, ja ku vjen një lajm se një grua ka vendosur të padisë bandën e Shullazit, pasi i kanë marrë biznesin me vlerë 1 milionë euro.

Një burim tha se kjo grua po tregohet me tope, ndërsa në rrjetet sociale ka pasur vlerësim për guximin e juristes nga Tirana.

Gazetari Lutfi Dervishi, ironizon në FB.

“Dy rektorë nuk mbajnë mend, një tufë biznesmenësh kanë harruar se kanë paguar gjoba, një zonjë e vetme përballet me bandën! Universiteti Tiranës të paktën t’i jap titullin: ‘doctor honoris causa’”, shkruan Dervishi.

Dëshmia e kësaj gruaje duket se do jetë e rëndësishme për të mbajtur sërish në qeli Shullazin, që po tenton lirimin duke apeluar vendimin për lënien e tij pas hekurave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama