TifozatKuqeZi bejne provat me flamurin gjigant

TifozatKuqeZi bëjnë provat me flamurin gjigant

Mbështetësit e kombëtares shqiptare do të mblidhen që në orët e drekës në qytetin e Marsejës, për të realizuar hapjen e flamurit gjigant prej 11 mijë m2. Njoftimi është bërë i ditur nga grupimi "TifozatKuqeZi", i cili ka bërë të ditur se ku do të bëhet organizimi që pritet të hyjë në librin e rekordeve Gines.

13445304_10154092686232110_2007073800065532587_n

"Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille (shih në foto), për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri është rreth 11.000 m2, kështu që ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh", ishte njoftimi i "TKZ" që po organizon këtë event në qytetin francez.

13442129_1141871665875255_2986081303968980162_n

Sipas lajmërimeve paraprake, flamuri do të shpaloset edhe në stadiumin "Velodrome" të Marsejës, pasi tifozët kanë marrë leje nga policia vendase për ta realizuar një gjë të tillë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama