Për Kristi Vangjelin fundjava që lamë pas do të mbahet mend gjatë. Nëse të tjerët po shijojnë plazhin, ai me të dashurën e tij greke vendosën që të martoheshin.
Në këtë ceremoni madhështore në tokën helene nuk munguan Shkëmbi, Osmani, Lilaj e Lulaj. I ftuar special ka qenë edhe trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ndërsa binte në sy mungesa e presidentit Ardjan Takaj.
Por pjesa më e bukur e mbrëmjes ka qenë surpriza e bërë nga tifozët e Arisit për ish-kapitenin e tyre. Është mirë kur tifozët nuk të harrojnë. Tifozët e Arisit, pasi kanë marrë vesh se ku zhvillohej festa e martesës së Vangjelit, kanë vendosur ta befasojnë.
Një grup tifozësh fanatikë janë paraqitur në mes të darkës me fl akadanë në duar, duke uruar beniaminin e tyre në këtë ditë të shënuar. Kjo natyrisht që ka lënë pa fjalë Vangjelin dhe ka çuditur të gjithë pjesëmarrësit.