Seanca e dytë stërvitore për ditën sotme është ndjekur nga tifozë të shumtë të Kombëtares në Francë. Ndryshe nga stërvitjet e tjera të Kombëtares ku De Biazi i ka mbajtur "hermetike", kësaj radhe tekniku italian ka hapur portat e kampit stërvitor për më shumë se 200 tifozë.
Kjo stërvitje e Kombëtares është shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritma nga ana e tifozëve me të cilët ndodhej edhe kryetari i bashkisë së "Perros Guierec".
Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët kanë bërë foto dhe kanë dhuruar topa. Në përfundim të "festës" kuqezinjtë janë drejtuar për në hotel "L'Agapa" për të vazhduar me programin e tyre ditor.