Tifozet shqiptare gati per te hyre ne librin e rekordeve

Tifozët shqiptarë, gati për të hyrë në librin e rekordeve

Një flamur gjigant kuqezi po përgatitet në Prishtinë, teksa do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet në ndeshjen me Francën, më 15 qershor. Ideja është nisur nga një i ri nga Dibra, me emrin Rinor Sllovas dhe flamuri do të shihet prej të gjithëve në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Flamur gjigand

Arsyeja se përse ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë me Zvicrën më 11 qershor është se përmasat e tij nuk përballohen nga tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet takimi. Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Edhe pse nisi si ide e Rinorit, gjatë rrugës ajo gjeti shumë përkrahës nga të tria shtetet ku jetojnë shqiptarët. Ndihmë po jepet veçanërisht nga "Tifozët Kuq e Zi". Projekti po realizohet me forcat vetjake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar rreth 15 mijë euro deri më tani.

13330241_10207884786291469_753735059_n

Surpriza

Nuk mungojnë asnjëherë. Dje e kanë treguar se janë pranë Kombëtares edhe në stërvitje. "Tifozët Kuq e Zi" kanë surprizuar skuadrën në Bergamo, duke qenë të pranishëm në seancën e parë post-miqësores me Ukrainën. Ultrasit do të jenë të cunguar në Europian, pasi nuk kanë marrë bileta në grup për të gjithë anëtarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama