Incidentet me futjen e tifozëve në fushë dhe sulmet ndaj arbitrave kanë çuar në ndërprerjen e ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbaçes (0-4).
Ndeshja e vlefshme për Javën e 29-të të Superligës turke u ndërpre për shkak se në minutat e fundit të kohës së rregullt, një tifoz i Trabzonsporit u fut në fushë duke sulmuar arbitrin anësor pranë portës.
Në këtë moment ndërhyjnë edhe forcat e sigurisë, ndërsa arbitri largohet nga fusha. Pas këtij incidenti tifozët vendas shihen tek sa hedhin edhe sende të forta në fushë.