Ndersa aktorja me e mire e festivalit u shpall aktorja Yllka Mujo. Trofete jane kurdohere nje gezim pas dekadash ne skene per nje artist, dhe Luftar Paja, qe u nderua me cmimin e karrieres, pasi u pekul ne skenen e "Bylis" u shpreh: "Nuk e laj dot borxhin qe i kam spektatorit te Fierit dhe mbare Shqiperise. Do te mundohem me mish e shpirt sa te kem jeten t'jua shperblej".
Vetem pak ore pas marrjes se trofeut te mbretit te "Apollon 2008", aktori Timo Flloko rrefehet duke pohuar se: "Cmimi eshte nje moment final, nje trofe, eshte nje vleresim per punen dhe e motivon artistin kur eshte nje pune me sukses. Pa duartrokitjet dhe emocionet e spektatorit nuk ka asnje gje vlere ne teater". Ndersa rrefen edhe me tej per psikologjine e personazhit, dokerit Edi Karbone qe ka shkuar kaq mire tek publiku shqiptar. Cmimi special shkoi per aktorin kosovar Cun Lajci, i cili u vleresua se tepermi edhe nga kritika. Ne skenen e "Bylis" Lajci u shpreh: "Me vjen mire qe jam i pari aktror qe coj trofeun "Apollon" ne Kosoven shtet, Kosoven Republike".
Fare pak momente pas marrjes se trofeut te aktorit me te mire ne "Apollon 2008", me i rendesishem eshte ky cmim apo duartorkitjet e gati 40 shfaqjeve?
Cmimi eshte nje moment final, nje trofe, eshte nje vleresim per punen dhe e motivon artistin kur eshte nje pune me sukses. Pa duartrokitjet dhe emocionet e spektatorit nuk ka asnje gje vlere ne teater. Teatri eshte magjia qe krijohet mes spektatorit dhe trupes e cila eshte ne skene.
Nje shfaqje teatri eshte te lindesh dhe te vdesesh brenda nje nate. Ju keni lindur dhe vdekur si Edi Karbone, keni ndryshuar prej premieres?
Ketu eshte bukuria e teatrit, se roli ka metamorfozat e veta, sjell pervoja te reja, prania e spektatorit e ndikon shpesh aktorit rezultate te caktuara, te ndryshme. Konkluzioni i nje nate mund te jete i ndryshem nga te tjerat, nje nate susksesesh koeficienti i nivelit profesional si rregull nuk duhet te ndryshoje, por une kam zbuluar nje gje qe nuk e kisha zbuluar me pare ne veten time si aktor. Ne teater nuk kam luajtur shpesh, gjithmone i zbulon gjera te reja fakti se ne momente te caktuara, shfaqje te caktuara te mos kujtohem per spektatorin dhe ai nuk ekzistton. Aktori nuk luan per spektatorin por per partnerin dhe permes tij percjell emocione te spektatori dhe mesazhe. Ne momentet e koncetrimit tim me te tejskajshem te Edi Karbones ka ndodhur qe kam qene krejt i cliret para spektatorit. Kjo gje nuk eshte gjithnje njelloj. Nga ana psikologjike do perqendrimimin me te madh te vemendjes gjithe aparati i instrumentit aktorial
Te jesh doker do te thote, te jesh i trashe, te sillesh ne menyre brutale...Nje intelektual sa veshtire e ka te shkoje e te hyje ne boten e te qenit doker?
Edi Karbone nuk eshte nje doker i lindur, eshte nje emigrant qe situtatat ekonomike dhe jetesore e cojne deri aty. Mua nuk me ka interesuar si artist qe te trajtoj e ketyre tipareve te dukshme. Mua me mjafton qe ne krijimet e mia, dhe ne film perpiqem qe ta krijoj karakterin edhe permes elenteve fizik, ketu nuk me ka interesuar kjo, me ka interesuar labirinti i tij shpirteror. Ai eshte nje emigrant, nje mesdhetar, italian a shqiptar kjo nuk ka rendesi, keto lloj neshtresimesh dhe shtresah me kane intresuar, te zbuloj ne menyre realiste idealizmin, ankthet e Edi Karbones madje dhe absurditeti i veprimeve te tij, ai merr guximin te perseri skenat me avokatin qe thote absurditete qe e bejne qesharak, argumente qe e bejne nje te semure, nje njeri qe ka humbur ekuilibrin. Dhe duke qene ky eshte thelbi i drames se tij, deshira per ta mposhtur torturen e pasionit dhe pamundesise, per ta bere te shikoje ate qe eshte me e rendesishme, anen e brendshme.
Keni pohuar se ju i keni shkelur vendet per te cilat flet Mileri ne dramen e tij. Kjo ju ka ndihmuar shume?
Padyshim! Arti i aktorit eshte arti i imazheve dhe une e njoh mire ate lagje. Kjo me ka bere te njoh psikologjine e emigranteve italiane dhe jo me kot fus disa fjali e fjale ne anglisht pasi i krijojne nje lloj vertetesie karakterit.
Ka bashkeveprim organik mes personazheve...
Eshte perzgjedhja e regjisorit, i cili ka mundur te sjelle personazhet. Ka qene kerkesa e tij dhe e jona per te trajtuar ne menyre realiste dramen ndermjet personazheve, karaktereve, psikologjine e tyre. Por dua te falenderoj partneret e mij qe ne punen time te mundimshme ne Edi Karbonen kane qene inkurajues, dhe me kane ndihmuar.
Cmimet e "Apollon 2008"
Aktori me i mire- Timo Flloko
Aktorja me e mire- Yllka Mujo
Cmimi i karrieres- Luftar Paja
Cmimi Special-Cun Lajci
Cmimi i dyte (jo debutues)-Loredan Gjeci
Cmimi i dyte (jo debutues- Sanie Hoti
Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone