Fotot e treguara janë bërë nga prindërit e saj, fotografë të jetës së egër, Sylvie Robert dhe Alain Degré, kur ata jetuan në Afrikë, atje ku famija kaloi 10 vjet duke udhëtuar nëpër kontinent.
Sylvie, e ëma e Tippit, e cila është 52 vjeç, e solli në jetë vajzëne saj në pyjet e Namibisë në vitin1990. Ajo thotë: “Vajza ime ishte një vajzë e vogël me shumë fat. Ajo është lindur dhe është rritur në një botë tërësisht të egër. Është e mrekullueshme të jesh kaq i lirë në natyrë.
Tippi është veçanërisht mikeshë me një leopard të vogël, të cilin e ka quajtur J&B dhe me një elefant, të cilin e ka quajtur Abu. “Ajo nuk kishte frikë. Ajo nuk e konceptonte dot që ishte ndryshe nga Abu. Tippi ishte 18 muajsh kur u takua me elefantin Abu. Shoqëria e tyre është e pabesueshme”, - tregon e ëma.
Kur ishte vetëm 2 vjeç, Tippi mund të kapej pas një feçke elefanti dhe mund të ulej të luante për orë të tëra me këlyshat e luanëve dhe të kërcente me strucat.
Familja u largua për në Francë në vitin 2000, por e ëma e Tippit shton: “Kur ne u rikthyem në Afrikë në 2006, Cindy, një babun, mik i Tippit sapo e pa u lëshua menjëherë drejt saj dhe filloi t’i përkëldhelte flokët. Kjo ishte një gjë shumë e bukur.”
Tashmë, në moshën 18-vjeçare, Tippi ka filluar studimet për kinema në universitetin e Sorbonës në Paris. Por Sylvie thotë: “Vajza ime do të jetë gjithnjë afrikane”.
Gazeta: Shekulli