Tirana 5 dite me kufizime te energjise

Tirana, 5 dite me kufizime te energjise

Duke filluar nga 7 prilli deri në datën 12 të këtij muaji, banorët e Tiranës do të kenë ndërprerje energjie për rreth 6 orë në zona të ndryshme të kryeqytetit. CEZ njofton se ndërprerja e energjisë do të jetë për shkak të punimeve të remontit.

Zonat dhe oraret e ndërprerjes së energjisë

Në  7 prill 2014 do të kryhen punime remonti në nënstacionin “Selitë” për zëvendësimin e telave të linjës dhe transformatorit. Për të garantuar masa të sigurisë në punë është i domosdoshëm stakimi i energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00. Pa energji në këtë interval kohor mbeten konsumatorët e Rrugës “Besim Imami”. 

Sot do të punohet për remonte edhe në nënstacionin “Traktora” për ndërrimin e telave, vendosjen e transformatorit, panelit, siguresave dhe terminaleve. Energjia elektrike do te stakohet nga ora 09:00 deri ne 15:00.

Në 7 prill do të punohet nga ora 09:00 deri në 15:00 në nënstacionin Qafë Molle. Remontet përfshijnë vendosje shtyllash, traverse, izolatore, përcjellës. Në këtë interval kohor do të ketë shkëputje të përkohshme të energjisë në komunën Zall Bastar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama