Tirana International Film Festival/ Edicioni i XIII celet me filmin Burrnesha

TIRANË, 28 Tetor /ATSH/ - Tirana International Film Festival çel siparin e edicionit të 13-të sot në mbrëmje, ora 20:00 në Kinema Millenium, ku deri në 5 nëntor do të të shfaqen imazhet, personazhet, historitë, drita e projeksioneve dhe mijëra frame film.

Nën synimin që t'i japë qytetit atmosferën magjike të Artit të Shtatë, Tirana International Film Festival, nëpërmjet programit në garën e filmave të gjatë e të shkurtër, vjen shumë i pasur me tituj si "Cash Only" nga Malik Bader, "Babai" i Visar Morina, "Xenia" nga Panos H. Koutras, "Banat, Il viaggio" nga Adriano Valerio një sukses në Festivalin e Venecias e shumë tituj të tjerë sugjestionues apo edhe "Burrnesha" nga Laura Bispuri, filimi i cili do të çelë edhe këtë edicion sot në mbrëmje.

Filmi "Burrnesha" me skenar t? autoreve italiane, Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji t? Laura Bispuri, mb?shtetur mbi romanin e Elvira Dones "HANA", pas pjesëmarrjes në garën zyrtare të festivalit të Berlinit, ka fituar shumë çmime në festivale të tjera prestigjoze si Tribeca, Hong Kong, San Francisco, Chicago, Londër, Globi d'oro në Itali si filmi i parë më i mirë etj.

Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.

Këtë listim mund ta verifikoni lehtësisht edhe në filmat pjesëmarrës të këtij viti, ku nuk mungojnë filma që janë shfaqur dhe kanë ftituar edhe çmime në festivalet më prestigjioze si Kanë, Berlin, Venecia, Karlovy Vari etj.

Ndërkohë që një tribut i veçantë I kushtohet një prej personaliteteve të kinemasë italiane dhe botërore siç është Pier Paolo Pasolini në "Pasolini Day".

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama