Trajneri i Tiranës Ilir Daja ia ka dedikuar fitoren ndaj Vllaznisë tifozëve bardheblu të cilët ishin të dënuar për të ndjekur sfidën ndaj shkodranëve në "Selman Stermasi".
"Kjo fitore i shkon tifozëve tanë që edhe pse ishin të dënuar, nuk nguruan ta mbështesnin skuadrën jashtë stadiumit",-tha Daja.
Duke folur për të ardhmen e tij, ai u shpreh se ajo do të vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit në transfertë.
"Më lini të festoj sot, të mërkurën do ta merrni vesh",-ishte komenti i trajnerit për mikrofonin e 'Supersport'.
Bardheblutë fituan me rezultatin 1-0 ndaj Vllaznisë me gol të Bakajt në minutën e 51' të pjesës së dytë.