Tirana i thotë lamtumirë pretendimeve për të zënë një pozicion në Ligën e Europës, ndërsa Flamurtari merr pikë mbijetese. Vlonjatët fituan me rezultatin 2-0 mbrëmjen e së dielës ndaj bardhebluve, duke dalë nga zona e rrezikut për rënien nga kategoria.
Aktualisht, Flamurtari ndodhet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Tirana ndalet në kuotën e 50 pikëve.
Dy golat për Flamurtarin u shënuan nga Telushi në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Alvesh realizoi golin e sigurisë në minutën e 71´ të pjesës së dytë.
Rezultati përfundimtar:
Flamurtari - Tirana 2 - 0
Gol: Telushi 45´, Daniljo Alvesh 71´